• |
ide | kryesore

Kosova pjesë e Serbisë/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama – Vuçiç

Lajme, Të fundit



Bashkëpunimi për mini-shengenin ballkanik, iniciativë e nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se pas takimeve në Novi-Sad dhe në Ohër do të finalizohet më 21 dhjetor në takimin e Durrësit. Projekti i mini-shengenit ballkanik i iniciuar nga Rama dhe Vuçiç përfshin edhe harta me vendet pjesëmarrëse.

Por një hartë e publikuar nga gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të publikuar rreth këtij projekti ka shkaktuar reagime të shumta pasi Kosova përfshihet brenda territorit të Serbisë. Gazeta serbe flet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik.

Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, ka dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti këtë projekt një “Jugosllavi të vogël pa Slloveninë dhe Kroacinë, por me Bosnjën. Edhe lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti tha se Rama po nxitohet dhe se samiti i Ohrit dhe mini-shengeni ballkanik ishte i nxituar.

 

Ideja e Shengenit Ballkanik nuk është parë me sy të mirë as në Bruksel. Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç tha se nismat rajonale janë të mirëpritura, por nuk duhtë që të kishte vende të përjashtuara duke iu referuar Kosovës. Kundër kësaj nisme kanë qenë edhe i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. ©LAPSI.al

Image

Image



7 Comments

  1. Perseri me sllavet ne! Nuk i ndahemi, si bace Dulla dikur. Aty e kane shpirtin, tek fendet e Serbise. C’paskan qene! Sa krahu na e kane futur, sa krahu po na e fusin serisht! Mut kemi qene, mut jemi, mut do ngelim dhe ne te ardhmen!

  2. “as uje, as buke as drita nuk po ju kerkojme, vetem ju mos u zini” – cituar nje socialiste katnare shqiptare ne kohen e katharsit

    Eshte komb derr stalinist-enverist, mire t’i behet…
    puc ne ’97, puc ne 2011…
    mjeshtra pucesh ish sigurimsat, ske cju thua qerratanjve

    qe nga 2013, nga 3 skandale ne jave mesatarisht…
    vidh toka, vidh vota, vidh rinasin nja 10 here, vidh banka pa fund
    mbyll dyert e EU, hap dyert e serbise
    aaa per kto nuk cohen!!!!

    hajt robt pra

  3. Rama e ka te sigurte deshtimin kur mer nisma te tilla rajonale, te cilat nuk shoqerohen me konsultime e me perkrahjen e shqiptareve te rajonit, Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te Zi. Ai te shkeputet nga mendesia Enveriste se i di te gjitha dhe ka fuqine te na imponohet te gjitheve. Nisma te tilla nuk mund te behen si fakt i kryer. Ideja se Shqiptaret jane dele Rama i ben mire vetes ta haroj.

  4. SKENI PARE GJE AKOMA KY PRA LIDERI GLOBAL I JONI RAMA PASI I DESHTOJ DHE JU PRISH GJELLA E PREGATITUR PER COPTIMIN E KOSOVE DHE NDAL NGA DAL DHTE SHQIPERIS PER SHKUMBINI TANI I BENE PRESION EUROPES O UNE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE DHE NDAL NGA NGADAL DHE AMERIKES DO I THOT NE KEMI KU SHKOJME KEMI NENEN RUSI DHE JA KETU DO JEMI PO SE BERI DHE PER 2-3 VITE PO QE NE PUSHTET DO TE THOTE NE HAME DHE BARE DHE DOREN SJASHTRIM KUJT. KETE E KAME THEN E STERTHEN NE KETE PORTAL POR FALLANGAT TE PAEMER MA KANE HEDHUR POSHT .POR KETU DO JEMI DHE DO SHIKOJM CFAR DO BEJI LIDERI GLOBL I SP.

  5. Pra, bazuar ne nje harte te nje gazete serbe , ju mendjendriturit e Lapsit , betet tere kete artikull ‘patriotik’ .
    Ajo marveshje do firmoset dhe nga kosova dhe kosova do te jete ne tavoline me te drejta te barabarta si gjith te tjeret. Ky eshte hapi i pare i serbise per njohjen e kosoves. Gjerat behen gradualisht sepse dhe atja ka Bushata dhe Shkurdhake.
    Po sikur politikanet kosovare te marrin pjese ne takimin ne Durres , cfare do te shkruani ju o pordhali i famshem ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *