• |
ide | kryesore

Lleshaj flet për atentatin ndaj Ndojës: Nuk di çfarë të them

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë pak detaje për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja duke u shprehur se “nuk dinte më shumë pasi çështja është nën hetim”.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse Ndoja është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, – tha Lleshaj në emisionin “Opinion”.

Redjan Rraja, është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi. Prokuroria dhe policia vazhdojnë kërkimet për të ndaluar persona të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në atentat. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Bravo z Lleshaj. Sot tregoi Pergatitje, pergjegjesi, perkushtim, qetesi, nivel te larte inteligjence…… shteti po behet. Duhet te jemi te kenaqur qe ka njerez te till…… dhe xhafa ka qene burreshtetas por polika eh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *