• |
ide | kryesore

Lubonja për anëtaret e reja të kushtetueses: Si mund të jesh i pavarur kur pranon të zgjidhesh kundër ligjit

-Instant, Të fundit



“Unë nuk kam asnjë garanci që këto janë të pavarura, qoftë edhe për faktin se pranojnë  të shkelet kushtetuta për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese, aq më tepër që me sa lexova unë në media nuk kanë marrë as pikët e duhura 60 për të hyrë në magjistraturë”. Kështu e ka komentuar Fatos Lubonja zgjedhjen e diskutueshme të tre zonjave Arta Vorpsi (nga KED pa miratim nga presidenti), Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit (nga kuvendi) për në gjykatën kushtetuese.

Lexo me tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Pavarësisht se socialistët nuk respektuan rendin e zgjedhjes sipas institucioneve që përcakton kushtetuta (fillimisht president, pastaj parlament, pastaj Gjykatë e lartë)

akti i tyre u përshëndet nga ambasadat amerikane, gjermane dhe ajo e BE. Por duke e konsideruar veprimin e ndërkombëtareve si të pakuptueshëm lubonja tha se në zgjedhjen e insitucioneve më mirë të ketë barazpeshë politike sesa ato ti kapi të gjitha Rilindja.

“E vërteta është se më miëë që këto gjykata të plotësoheshin më anëtarë të pavarur, por në rast se do të zgjedhim, midis një Gjykate Kushtetuese 5-0 për rilindjen dhe një gjykate 3-2, është më mirë një Gjykatë kushtetuese e balancuar 3-2” tha ai.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. E ci duhen ketij vendi gjykata ‘kushtuese’. Pse nuk ia delegojne Italise a ndonje vendi tjeter te BEse pushtetet e te mbledhim mendjen.

  2. Fitorja e radhes e Rames, mu ne fytyren e atyre qe akoma besojne se do bjere vete si frut i kalbur. Ai vetem po forcohet nga letargjia e opozites.

  3. Ore Cope Derr rilindas.

    Fitorja e Udheheqesit tend Suprem eshte si Fitorja e Enverit.

    Vendosi 2 Gjykatese qe NUK moren dot piket minimale ne provimin e MAGJISTRATURES per tu pranuar Gjyqtare

    E lupton se cfare ka bere qelbesira??????

    I vuri ne krye te vendit.

    1. Derr rilindas je ti qe vazhdon i ben marshallah deshtimit dhe mbetjes se Rames ne pushtet, nderkohe ata gjyqtaret e zgjedhur ne menyre antikushtetuese do rrine atje per nje dekade. Me kete “menyren deshirore” ishallah po i bie tensioni nga kokaina e ke Ramen aty dhe 20 vjet. Vetem menyra urdherore ben pune. Vetem se duhet nje i besueshem, se jemi deri ne fyt me bij kurvash.

  4. Toso eshte mire qe ka dikush qe akoma njerez si ty dhe fatkeqesi qe ka nje milet dele dhe nje opozite handikape

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *