• |
ide | kryesore

“Mu bë qejfi që u mërzit”: Sarri shpjegon situatën me Ronaldon

Sport



Juventus mposhti 1-0 Milan duke rimarrë vendin e parë në kampionat, por gjatë ndeshjes ka bërë më shumë zhurmë se rezultati zëvendësimi, ndaj të cilit Cristiano Ronaldo ka reaguar dukshëm në minutën e 55′: “E falenderoj Cristiano sepse luajti në kushte jo perfekte fizike – ka ulur tonet Sarri -. Nëse nxehet është normale, ka bërë gjithcka për të qenë edhe pse jashtë forme”.

Pikërisht përfaqësimi nën ton i portugezit që merr zëvendësimin e dytë radhazi, ka tërhequr vëmendjen, po aq sa vendimi i CR7 për të shkuar direct në dhomat e zhveshjes, e nga aty në shtëpi, ende pa mbaruar ndeshja: “Nuk është punë moshe, ka patur një problem në gju që vazhdon ti japë dhimbje, nuk mund të stërvitet shumë, ka këtë vështirësi që e kondicionon. Tërheqje veshësh? Mendoj se duhet tolerancë për ata që duan të japin gjithcka. Mund të kuptohen pesë minuta nervozizëm, mendoj se është normale, trajnerit edhe i bëhet qejfi këshry, do shqetësohesha për të kundërtën”.



1 Comment

  1. Ronaldo – lojtar i jashtzakonshem por asnjehere nuk ka qene lojtar per ekipin.
    Lojtaret e tjere te shkelqyer, perfshi Mesin, kur bejne gol shkojne drejt shokeve per te gezuar sebashku ose per te falenderuar per assist; kurse Ronaldo shkon ne cep te fushes, tek flamuri i kendit, dhe pret shoket te shkojne dhe ta pergezojne… Nje veprim shume domethenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *