• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktorja 13-vjeçare, shkak komplikime me shëndetin

Paparazzi, Slider



Aktorja  e Brodway, Laurel Griggs, ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeçare për shkak të një komplikimi në shëndetin e saj. Ajo e humbi jetën për shkak të astmës teksa ishte në spital. Për fat të keq, mjekët nuk mundën të bënin dot asgjë për të.

“Bota ka humbur princeshën e saj, e cila thjesht dëshironte që të gjithë të kenë një të ardhme të lumtur. Aktrimi i saj kishte qenë një ëndërr që nga fëmijëria dhe ajo kishte plane të mëdha për të ardhmen”- u shpreh për mediat gjyshi i Laurel.

Familjarët kanë treguar se vajza vuante me astmën prej dy vitesh, por nuk e kishin pritur që gjendja e tyre të përkeqësohej. Laurel u bë për herë të parë pjesë e Broadway në moshën 6 vjeçe si Polly në “Cat on a hot tin roof”, me Scarlett Johansson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *