• |
ide | kryesore

Përplasja e makinave luksoze, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Sauk

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak orë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën një 17-vjeçari në Sauk, policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.F., i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ teksa ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi me inicialet K. V., si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. shteti qe nuk eshte duhet te cohet ne kembe dhe urgjent.ne sy te popullit dhe policeve behen gara cdo nate ne ate rruge dhe te tjera dhe policia eshte shume e zene me asgjene qe te beje detyren dhe te shpetoje femijet nga vdekja dhe ne tjeret qe mund te ndodhemi ne ate cast aty.
    gjeji femijeve o shtet leshi nje menyre te shpenzojne energjite dhe mos i le te vriten rrugeve. beji fusha sporti ne cdo lagje, kineme teater librari dhe mos i le rrugeve.
    dhe bej rruget me standarte e mos le njerzit me cel e me shpejtesi te marrin ne qafe veten dhe tjeret.
    c eshte kjo gjeme e madhe para syve tane dhe asnje s reagon??/
    vdesin njerzit cdo dite dhe s ka njeri te beje nje analize kush e ka fajin? po behemi nje permbi tjetrin . ka vetem makina makina makina…. shtohet popullsia , shtohen makinat, rruget rrine to qe jane jane . s ka nje transport publik ti coje njerzit shendosh e mire e shpejt atje ku duan. taksa taksa ku jane leket?
    e mor njerz , po ju iken jeta per lesh dhe ju flini. mire beni ne fakt se as veten s doni keshtuqe meritoni ate ju japin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *