• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Klopp grindet me telekamerat: “Nuk jam një palaço”

Sport



Jürgen Klopp është nga ata që bëjnë krejt të kundërtën e asaj që pritet nga ata. Në fushë e në jetë. Shembulli fenomenal është fjalimi para finales së Champions kundër Real: lojtarët prisnin tension, por gjermani mbërriti me mbathjet e CR7 mbi pantallona, për të larguar presionin. Gati të njëjtën gjë bëri edhe pas fitores së Liverpool kundër City, ndërsa gjithë stadiumi thërriste emrin e tij, cfarë mund të bënte trajneri kampion Europe? Të grindej me dikë.

KAMERAMANI – Në vecanti me kameramanët, që e ndiqnin gjatë vrapimit triumfues në Anfield. Operatorët prisnin tashmë gjestin që karakterizon cdo fitore të madhe të Liverpool: vrapimin me grushtin drejtuar publikut, që zakonisht i përgjigjet me një thirrje në një kohë me lëvizjen e dorës së gjermanit. Një festim që lindi spontanisht, por që tai të gjithë presin ta shohin. E kështu në fund të ndeshjes telekamerat rrethojnë Klopp, në pritje të castit, grushtit të Klopp dhe reagimit të stadiumit.

PALAÇO – Këtë herë grushti nuk shfaqet e faji është pikërisht i telekamerave. Gjermani e kuptoi që ndiqej hap pas hapi dhe u kthye nga operatorët, që sipas asaj që tregojnë Daily Mail i kërkuan të festonte me “fist-pump”. Në atë moment tekniku kthehet nga kamera e thotë: “Jo me ju këtu rrotull. Nuk jam një palaco”. E duke qenë se filmimi vazhdonte, tekniku duartrokiti publikun dhe përqafoi lojtarët, pa festimin klasik. Por kjo pritej, kur bëhet fjalë për Klopp.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *