• |
ide | kryesore

Renata Caci për lidhjen e saj të parë: Mendoja se ishte i pari dhe i fundit

Paparazzi, Slider



E ftuar ditën e djeshme në emisionin “E diell” ishte aktorja e njohur e humorit, Renada Caci.

Ajo është bërë e famshme për publikun shqiptar me rolin e “Luzes” dhe pavarësisht se kësaj here nuk ishte në rol, nuk i ka lënë mënjanë batutat e shumta.

Gjatë intervistës në studio, gazetari Ervin Kurti e ka pyetur aktoren se si ka qenë puthja e saj e parë.

“Obobo me këto gjëra merret ky, thashethemaxhi. Ç’të duhet ty? Ajo është gjë private”- tha Renada me humor.

Më tej, ajo tregoi për takimin e saj të parë, i cili kishte qenë paksa i sikletshëm.

“Dashuria e parë, që më ka rrahur zemra fort ka qenë jashtë shkollës së mesme, pak më e vogël. Kam qenë e rrezikshme ore! E sugjeroi ai (të pinin birra), dhe unë atë e kisha shumë qejf e s’doja t’ja prishja. Kemi qenë tek lokali “1 Maji” në Tiranë. Sigurisht që nuk e piva të gjithën, vetëm gjysmën. Thjesht rrija si e turpshme se mendoja që ishte i pari dhe i fundit në jetën time dhe që me atë do martohesha.”- tregoi aktorja duke qeshur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *