• |
ide | kryesore

Ronaldo nervoz nga zëvendësimi, largohet nga stadiumi para kohe: tani duhet të sqarohet me Juventus

Sport, Video



Në fillim kundër Lokomotiv Moskë, tani me Milan: nuk është moment më i mirë i sezonit për Cristiano Ronaldo, që merr dy zëvendësime gjatë ndeshjes në harkun e pesë ditëve. Nëse në Champions portugezi shkëmbeu shikimet me Sarri, këtë herë nuk kaloi fare nga pankina, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes pa përshëndetur askënd. Për më tepër shkoi në shtëpi përpara përfundimit të ndeshjes, duke konfirmuar nervozizmin që ndërthuret me një formë fizike jo perfekte.

Në këtë pikë Portugalia është një oaz për të kuruar problemet fizike e ato të humorit. Këtë shpreson Cristiano Ronaldo në ditët e pauzës së kampionatit për kualifikueset në Euro 2020. Sulmuesi i Juventus do të mendojë gjatë për zëvendësimin e dytë radhazi që ka hapur një cështje në ambjentin bardhezi. Tekniku Maurizio Sarri, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka thënë se fillimisht CR7 duhet të sqarohet me shokët në dhomat e zhveshjes. Nuk duket një problem, sepse skuadra me fjalë është treguar e kuptueshme me portugezin: “Një kampion ku zëvendësohet është normale që nervozohet. E pastaj nuk është në formën më të mirë fizike” tha Szczesny.

Përfaqësimet e fundit të Ronaldo janë një miks nervozizmi e kondicioni fizik, mes shqetësimit në muskulin aduktor të marre me vete nga Champions e një gju jo krejtësisht në rregull, që nuk I dha mundësinë të stërvitet mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *