• |
ide | kryesore

Tension i lartë në Napoli: dëmtohet makina e gruas së Zielinski

Sport



Vazhdon të jetë në majë tensioni në Napoli. Pas tentativës për grabitje, apo intimidimit në shtëpinë e Allan, këtë herë incidenti I shëmtuar i ka ndodhur Piotr Zielinski, ose më saktë gruas së tij. Sipas asaj që bën të ditur ‘Repubblica’, të dielën në mëngjes, në rikthimin nga një shëtitje në plazhin e Varcaturos, në shoqërinë e qenit labrador, Laura e ka gjetur të dëmtuar makinën e saj. Hajdutët kanë thyer xhamin anësor në krahun e pasagjerit, të makinës Smart e kanë marrë kasetofonin dhe navigatorin. Frikë e madhe për gruan, që ka kërkuar prezencën e të shoqit, që më pas ka rikuperuar makinën dhe ka bërë denoncimin tek forcat e rendit.

Incidenti ka ndodhur pas rebelimit të lojtarëve, që thyer urdhërin e shoqërisë, duke shkuar në shtëpi pas sfidës në Champions kundër Salzburg, e përfunduar në barazim. Zielinski do të shkojnë tashmë në grumbullim me Kombëtaren polake bashkë me Milik, për impenjimin e dyfishtë në kualifikueset e Euro 2020 kundër Izraelit e Sllovenisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *