• |
ide | kryesore

Video/ Edy Reja ka një mesazh për tifozët shqiptarë: “Pa tifozeri, nuk mund të luash”

F1, Sport, Video



E gjithë vëmendja për sfidat kualifikuese të Kombtares është përqendruar në inaugurimin e stadiumit të ri Air Albania dhe sfidën me kampionët e botës. Interesimi i tifozëve për ndeshjen kundër Andorra në Elbasan Arena nuk ka qenë kurrë më i ulët, flitet për vetëm 2000 bileta të shitura ndaj dhe në skenë ka dalë vetë tekniku i kuqezinjve Edy Reja që ka një mesazh për tifozerinë…

MESAZHI I EDY REJA
“Me respektin maksimal për të gjithë tifozët shqiptarë, dëshiroj të nënvizoj një aspekt shumë të rëndësishëm në lidhje me tifozët, sepse shoh që kundër Andorra do të ketë shumë pak njerëz. Unë dua të bëj një apel, të gjithë personat që munden, duhet të vijnë të na japin një dorë kundër Andorras. Duhet të vijnë në Elbasan të gjithë ata që e kanë mundësinë të mos e lënë pas dore këtë ndeshje, sepse për ne ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Po flisja pak më parë për rritjen e skuadrës, dua të gjej konfirmimin në pjesëmarrjen e njerëzve, sepse lojtarët kanë nevojë për publikun. Si mund të luash pa publikun? Pa tifozeri? Nuk mund të luash”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *