• |
ide | kryesore

Video/ Gishti i mesit kundër racizmit: Taison reagon kundër tifozëve të Dinamo Kiev

Sport, Video



Episod racizmi në Ukrainë. Taison, anësori brazilian i Shakhtar Donetsk, ka qenë shënjestra e koreve racistenga tifozët e Dinamo Kiev e ka reaguar duke I treguar gishtin e mesit e duke e goditur topin në tribunë, njësoj si një javë më parë Mario Balotelli në ndeshjen kundër Veronës. Futbollisti , që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, ka shpërthyer në lot, duke shkaktuar reagimin edhe të shokut të tij Dentinho, që nisi gjithashtu të qante.

Futbollistët e Dinamo kanë provuar ti japin zemër kundërshtarëve, duke treguar një fisnikëri të lartë, ndërsa klubi, në Twitter, ka dënuar sjelljen e tifozëve të tyre: “Futbolli nuk është vend racizmi. #NoToRacism“.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *