• |
ide | kryesore

Zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, reagon edhe BE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ditën e sotme, nga Kuvendi. Ndërsa mirëpret këtë vendim, Delegacioni i BE thekson se zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor.

Ndër të tjera, BE shkruan në “Twitter” se duhet të krijohet një gjykatë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shton se kjo është e rëndësishme për rrugën evrpiane të Shqipërisë.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.



9 Comments

  1. ne fakt do te ishte me i vlefshem pastruesi i zyrave te BE sesa Soreca. Nuk ka rendesi niveli i atij qe zgjidhet.

  2. Po funksionale e kishim ne o vllai! D.m.th. , ne rastin me te mire, kemi 2 vjet qe presim per nje gje qe e kishim. Fjalet e pavarur qenken zhdulur
    Ka nje shprehje te bukur Ngjela: Ku ka nje absurd luan nje rroge.

  3. O a e kuptoni qe keta zuzaret e sorosit duan me orgjenc te shperbejne Shqiperine qe ne Shqiperi nuk funksionon asnje institucion a e dine perfajcusit e shoqerise civile ne Shqiperi qe presidenti i fondacionit soros per europen eshte nji ish agjend i KGB Russe

  4. Reagimi i drejtë do të ishte të thonin se lindi edhe një fëmijë autik ose me sëmundjen Down, por kështu i do Partia e “rilindasit të madh”. Ky quhet sukses në gjuhën e “partisë mëmë”.Reagimet janë çoroditëse dhe armiqësore, përderisa po bëjmë, gjoja reformë sorosiane duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj që rrjedh prej saj. Kjo është çorba sorosiane që po gatuhet tek ne, që do të qelbin dynjanë. Pijani lëngun dhe nxirreni nga goja si jashtëqitje. Ju bëftë mirë siç e meritoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *