• |
ide | kryesore

10-vjeçari shqiptar në kampin Al Hawl që nuk ka fatin e Alvinit: Nuk e di ku është babi im (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh. Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç. Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.


5 Comments

  1. O zot, ç’behet me keta femije! Shteti shqiptar duhet te mbledhe mendjen e t’u dale per zot e te mos merret me aksione per prishje shtepish e tendera, por te sjelle femijet ne vendin ku duhet te jene, te cilit i perkasin. O si nuk kam nje grusht te fuqishem!

  2. Qe kur tha aty nuk e di duket qe e di mire
    Me sa duket keta “luftetaret e demokracise” qe hillari klintoni i shpuri te vinin demokracine me haxhar ne dore ne siri i kane lene grate edhe kalamajte ne kamp edhe vete ose fshihen vrimave ose kane vajtur te luftojne ne libi, jemen apo afganistan

    1. Mund edhe te kene vdekur. Por eshte skandaloze se si s’e vret mendjen njeri fare nga keta ne qeveri. Me mire te deklarohen si femije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu