• |
ide | kryesore

Aksident me dy të plagosur në Krastë, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burimet bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.

Raportohet se Elda Samurri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e cila është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *