• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane në Tiranë: 1 në 3 gjyqtarë, me pasuri 250 mijë euro në vit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor. Përmes një video në shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID.

Video vijon më tej duke theksuar se mjaft gjyqtarë shqiptarë nuk justifikojnë pasuritë e tyre, teksa deklarojnë jo pak por 250 mijë euro të ardhura në vit, kur rroga e tyre vjetore është 10 mijë euro. Ndërsa të tjerë, vijon ambasada amerikane, deklarojnë pasuri miliona dollarë.

“A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 10 mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”, thekson ambasada e SHBA.

Postimi i Ambasadës së SHBA

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.



3 Comments

  1. Amerika ben mire te na kolonizoje disa dekata e pastaj te na jape lirine. Ne treguam se jemi shperderuesit me te medhenje ne bote te lirise!

  2. E kuptoni o shpellare cfare drejtesie ndertoje salih karaxhic berisha keta shkatarruan gjithcka ne kete vend,tani duhet te themi rrofte Amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *