• |
ide | kryesore

“Astiri”, Monika Kryemadhi: Lotët e nënave, do bëhen mallkimi i Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzon qeverinë Rama për dhunën shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re.

Në një reagim në facebook, Kryemadhi shkruan se qeveria është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të së cilave nuk kursen edhe dhunën kriminale.

“Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim”, shkruan Kryemadhi.

Numri një i LSI-së thekson se të gjithë fjalët e Ramës, për drejtësinë e re janë mashtrim.

“Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.

Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare”.

Më tej, Kryemadhi shkruan se dhimbja me të cilën u përballën banorët sot do të bëhet mallkimi i Ramës.

“Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!

Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!”



11 Comments

  1. Oh ju keput shpirti kesaj.Nqs te dhimbsen kaq shume,jepu nga nje hyrje tek pallati jot Mona dhe situata zgjidhe

    1. Kjo katolikia e konvertuar, e bija e Fatimes qe e njeh gjithe Peshkopia (se ne rini ka qene autoshkolle, per patenta deri tek traktori me rrota dhe trailer me 6-akse, mamia e spitalit), ka nisur nje vizite pune neper kishat e Michiganit, sigurisht me paret tona, qe ne ia kemi dhuruar ne shenje mirenjohje. Po gradiacela Trump Tower, ne Astir, qe e ka trasheguar Baftiari, nga Fatemja e Peshkpais, a do te prishet?

  2. Partia e kesaj hajdutes ka qene ne pushtet kur per hall votash dhe parashe nen dore qe merrnin nga maloket e Sales e bente syrin qorr kur keta kunder cdo te drejte duke thyer ligjin e duke blere pushtetaret e korruptuar zaptuan toka e ndertuan ne toke te huaj.
    Po toka nuk eshte as e Sales e as Monikes dhe as e Edi Rames, prandaj ato toka duhet te lirohen.

  3. Kjo katolikia e konvertuar, e bija e Fatimes qe e njeh gjithe Peshkopia (se ne rini ka qene autoshkolle, per patenta deri tek traktori me rrota dhe trailer me 6-akse, mamia e spitalit), ka nisur nje vizite pune neper kishat e Michiganit, sigurisht me paret tona, qe ne ia kemi dhuruar ne shenje mirenjohje. Po gradiacela Trump Tower, ne Astir, qe e ka trasheguar Baftiari, nga Fatemja e Peshkpais, a do te prishet?

  4. Ke filxhani e pe kete, si skeni cipe e dilni e flisni sikur ju vjen keq. Si mund te rrini duarkryq kur dikujt i prishet shtepia qe eshte nje nga gjerat me thelbesore ne jeten e njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *