• |
ide | kryesore

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit i dënuar me burg

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet dhe ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian Riformato i arrestuar pas rënies së avionit të drogës në Divjakë. Policia e Shtetit deklaron se vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato.



1 Comment

  1. jane mushkonja therriste rama 😀

    medet per kete felliqesira qe ka qeverisin me bekimin e sorrosit , ambasadorit LU , Vlahutin dhe se fundmi dhe SORECA , nje plehre e rradhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *