• |
ide | kryesore

Basha nga spitali i Traumës i bën një paralajmërim Ramës dhe një premtim banorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga spitali i Traumës ku vizitoi nga afër 7 banorët e plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku po shemben disa ndërtime, Lulzim Basha i bëri një paralajmërim kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Lideri i opozitës theksoi se dhuna që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Astir ishte skenar i kreut të qeverisë.

Ka dhe mbi 70 vjeç të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me gushta, gratë të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Janë disa persona të lënduar. Një pjesë e tyre ndodhen të shtruar një pjesë jo. Ne po marrim të gjitha masat për t’u dhënë ndihmën e nevojshëm. Janë lënëduar dhe 5 efektivë të policisë dhe më pas janë larguar nga spital. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është skenar që të cconte drejt gjakosjes dhe përgjakjes së qytetarëve drejt konfrontimit me forcat e rendit, për të mbuluar vjedhjen e Ramës dhe Veliajt për projektin e unazës. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Ky projekt s’ka të bëjë me një rrugë të re, por ekzistuese që përdorej në mënyrë normale. Ishte projekt vjedhje i zbuluar nga qytetarët dhe i faktuar nga mediat botërore. Ky është akti kriminal, kundër jetës së banorëve. Duke dënuar me ashpërsi sjelljen kriminale, paralajmëroj gjithë përgjegjësit, urdhëruesit, Rama, Veliaj se do të mbajmë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë. Ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare mbi nënat, baballarët dhe fëmijët”, tha Basha.

Lulzim Basha apeloi qytetarët të mos bien pre e skenarit të kryeministrit sipas tij, për të zhvendosur lajmin nga vjedhja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Kryedemokrati bëri edhe një premtim.

Do t’i bëj thirrje qytetarëve e cdo punonjësi të ndershëm të policisë të mos bjerë pre e skenarit që synon të zhvendosë lajmin nga vjeshja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Jeta është e çmuar dhe do bëjmë gjithcka për të mbrojtur jetën e banorëve tanë.

Kemi një zotim politik me shkrim, cdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD-së në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, cdo centimetër katror edhe i atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale do kompensohen me vlerën e tregut.

Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji.

Opozita është e ka qënë në krah të banorëve të Astirit. ka qënë dhe është me ta, pa asnjë privilegj pa asnjë mandat. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur ligjin dhe kushtetën interesin publik, jo vetëm shtëpitë e tyre.” – tha Basha, në një prononcim për mediat nga spitali i Traumës. ©Lapsi.al 

21 Comments

  1. Mire mo ju qe thoni do jua demshperblejme zaptuesve qe kane bere vila hotele biznese dyqane me qera qe kane shitur token e tjeterkujt etj etj, ME LEKET E KUJT DO I DEMSHPERBLENI ?? Te Pampurit te Balliut Rames, Rucit thoni me cilet leke do i demshperbleni ? Apo si gjithmone me leket e mesuesve, infermiereve, punetoreve te rrobaqepsive a te minierave, kujt ? Prandaj sju ndjek me njeri se jeni thjesht populiste e doni te vini ne pushtet e jeni po si Rama, Balla, bERISHA,Ruci Meta e me shoke, te paudhe te pabese hajdute nga koka te kembet JU DHE BIJTE TUAJ

  2. Po ate te vdiqurin qe vdiq aty qe tha oriola pumpuri pse nuk e permend o lul basha …….. perfundimisht i ke kthyr krahet popullit opozitar o lul basha

  3. hahatetehaaa mire jua ben dhe Jozi e vertete juve se ju bythlepires te berishes bashes a kush ta kete rradhen jeni se ju pelqeu drejtorlllleku per te zhvatur si po zhvasin keta sot e beni tifo se kujtoni se do jua lere ky rradhen pas pak o horra. Rujini ato lek qe bete e merrini ishalla dhe keto te ps me vete e shfarosuni gjekundi me jozin a pa jozin

  4. Jam ai inkomentit me siper. Se tani u kujtova. Po kur ishe kr bashkie o kokbyth qe kishe dhe qeverin e sales 0pro teje pse nuk ja legalizove pronat ketyre ?????? Ore nuk e kuptoj pse e don pushtetin ti o lule????

  5. keto qe thua jane OK . Ke bere shume mire qe e shkuar aty. Tani, qe ta heqim vemendjen fare nga unaza , e nga vjedhja e Rama e ka ndare mendjen per ta bere, duke vleresuar ne maksimum popullin e Astirit per qendresen ndaj ketyre plehrave, na shprehesh dot per dje??

    Basha duhet te shprehet nese , do i njohes anetaret e rinj te gjykates kushtetuese? ato grate e u emeruan dje nga kryeministri (ne fakt jane vetem gra, ne rastin me te mire nenpunese rrogetare te emeruara sic emeron ne pune nje kontabiliste psh)

    Po prokurorin e ri qe do emerohet nga rama ne Dhjetor? ( grua dhe kjo , dhe kjo rrogetare do emerimin si sekretare , dmth kryeprokurore)

    Do i njohesh keta te emeruar??

    Keta jane me te rendesishem sesa unaza e re. Kompnesimin e ke premtuar. Per keta rrogetaret e emeruar si gjyqtare dhe kryeprokurore do i njohesh , apo do nisim nje reforme tjeter ?

    Veshtire tu dalesh kundra USA dhe BE per reformen ne drejtesi. Reforma ka deshtuar. Apo do presim vitin 2021 para zgjedhjeve per te mesuar se cfo besh ???

    ku jane OJF/OJQ qe te shprehen per deshtimin e reformes?? me sume po shprehet lubonja shkullaku dhe bushati sesa ojf/ojq

  6. O ju komentues b..q a keni pak moral ideal qe shkruani ne favor. te. Ram droges njeriu qe shkateroi. armerine e Shqiperise amos valjeni. rrogetar apo byth lepires te ketyre. idioteve

  7. Lexoni ca ka shkrujt Nikoll Lesi Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
    E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë”.
    Nga Nikoll Lesi

  8. Mire lulzime me keto qe the i more disa vota nga shpellaret,per mua nga pasuria qe ke vene demshperbeji sot mos prit deri kur te vish ne pushtet ajo eshte larg,keta shpellare duan sot parate qe ti i permton,neser ti harron,si gjithmon,harrove premtimet qe bere te lagjja ku ti banoje per bashkine,votat ti dhane por ti si pusht nuk i pe me sy

  9. Basha flet shqip por une nuk jam ne gjendje ta kuptoj. Ai thote do paguhen te gjithe per demin e shkatuar. Pyetja ku do ti gjeje parate? E ka fjalen per taksat tona? Kujt i mori leje qe flet ne emrin tim si takspagues?A eshte e ligjeshme te demshperblehen te paligjshmit? Si mundet nje opozite qe i thote vetes e djathte eshte kunder zhvillimit te rrugeve ne kryeqytet? Si mundet nje kryetar patie qe pretendon se eshte i djathte eshte ne krah te atyre qe ja kane vjedhur pronen pronareve te vertete.? Zoti na ruajt por ky burre nuk i duhet kujt.

  10. o Astrit ti dhe D keni te drejte po ti ja fut pak pordhe qe thua rruge se ketu po vidhet e i del kostoja rruges sa par tunel , e dalin ofshore e firma me falsifikime e nuk i hyn gjemb ne kembe njeriu, se behen rruge e ska trotuare se lali Eri mr fallco e ka kthyer ne nje hale bbetoni gjithe tr

  11. Flitet per jete njerezish e neperkembje e dinjitetit te shqiptareve….pertej bindjeve politike….ne rregull Berisha,Basha kane shume gabime….por nje gje eshte e sigurt…kur kane qene ne qeverisje,asnjehere nuk kane marr kupen per spastrim te shqiptareve nga shqiperia…asnjehere nuk kane ikur njerezit ne menyre kaq masive nga vendi i vet….kjo eshte e frikshme,sesi Rama me menyra kafsherore po neperkemb ata njerez hallexhinj…eshte turp qe nje palaco si Rama ,te lejohet te bej keto paturpesira…dhe ketu ka faj Basha qe nuk po i jep drejtim muhabetit e ta flak nga kolltuku kete palaco kryeminister…SOT KUPA U MBUDH E U DERDH…o veprohet sot, ose pranoni neperkembjen e nga nje tufe hajdutesh…maskarrenjsh..komunistash…drogaxhinjsh….psikopatesh……kriminelesh te pa meshirshem…

  12. More Lulzim,dudhej te ishe ne proteste,qe kur nisi ajo,e jo te shkosh tani ne spital,per rte pare rezultatin e policise.Pse nuk e dije ti se policia do bente ate qe beri?Lleshi e tha edhe ne Opinion,se nuk do kete pengese per ndertimin e unazes.

  13. Lnuk ka me rrumpalle “tok e xanun” . Tani vetem Zamiri, Kastrati, Beqaj, vorpsat gjushet berishat e kompani kane te drejte grabitje me letra jo me pushke e kebac si xhungla

  14. Me rob vk se Lu hollandezi nuk kam pa. Del e bo premtime qe dihet qe nuk i mban dot.
    Nuk ka baze ligjore per demshperblim. ZERO. PD nuk i legalizoi ato ndertime kur ishte ne pushtet per tete vjet.
    Del e llap para kamerave lot. E ka bo PD vk. As me te djathtet (pronaret) as me te majtet (hajdutet)

  15. Jam me oren 15.50. Boll beri nikoqirin e shpis prit e percill me kafe keta lapangjoz. Ik o bash liro vendin. Nuk je per pune ti jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu