• |
ide | kryesore

Dhuna tek Astiri, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar së fundmi për përplasjen tek zona e Astirit me banorët, të cilët kundërshtojnë me forcë shembjen e objekteve të tyre. 

“Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.”



6 Comments

    1. Lideri Global Rajonal Galaktik akuzohet per tradhti kombetare, megakorrupsion, bashkepunim te vazhdueshem me krimin, + nje lume akuzash te tjera, kurse komunistet pa emer, bij bastarde te Kristaqit dhe kelyshe te Veliajt e Cendrifuges po i qajne hallin liderit te opozites.
      mmhhahahahahahahaaha

    2. I kapur ? 1000 here i kapur. Me teper jane bashke. Si mundet nje qeveri qe cdo jave i plas nje skandal te vazhdoje te qeverise? Ka Lulin . Tradhetari qe e shkermoqi plotesisht PD. Dhe nuk eshte problemi i PD ne vetvete por problem i gjithe Shqiperise pasi banditet jane bere bashke dhe kjo gjendje nuk dihet sa do vazhdoje.

  1. LLESH
    e para eshte policia qe nxjer njerezit me dhune nga shtepia, pa vendim gjykate , ne shkelje te ligjit , kushtetutes dhe te deklarates universale te te drejtave te njeriut te cilen shqiperia (jo e rames) e ka nenshkruar qe ne 1991.

    NUk nis ngjarja tek kundershtimi me dhune, por te nxjerrja me dhune ne kundershtim me ligjin , gjykatat, kushtetuten dhe konventat nderkombetare qe shqiperia ( jo e rames ) i ka nenshkruar

    Te gjithe e duan rrugen , por jo ne kurriz te atyre qe pasi i late ju policia e shtetit per te zaptuar , shteti per ti legalizuar, dhe taksat qe iu merrni te gjitheve dhe i fusni ne xhepat tuaj

    je bastard tamam si cdo rrace e felliqur rilindase

    jeni te neveritshem te ndyre te piset , ju e keni vendin me shullazin ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *