• |
ide | kryesore

Fansat përzëne Drake nga koncertin

Paparazzi, Slider



Gjithçka ndodhi më 10 nëntor kur Drake u shfaq papritur në shfaqjen e Tyler The Creator në festivalin “Camp Flog Gnaw” në Los Angeles.
Megjithëse fansat prisnin që Tyler të ngjitej në skenë aty shfaqet papritur Drake për t’i surprizuar por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej.
Të gjithë të pranishmit bërtitën që reperi i hitit “In My Feelings” të largohej nga skena pasi nuk duhet të ishte aspak i pranishëm, gjë që i ka habitur të gjithë.
Lajmi se Drake u përzu me këmbëngulje nga festivali po bën xhiron e rrjetit dhe 2 ditë më pas kemi një reagim nga artisti i famshëm.
Me anë të një postimi në Instagram, Drake ironizon situatën duke thënë se do të shfaqet në “Camp Flog Gnaw”, çdo vit.
“Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaw” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq” -shkroi reperi me ironi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *