• |
ide | kryesore

Gafë skandaloze e Gjermanisë! Stampohen emrat e gabuar në fanellat e reja

Sport



Një gabim që i bën fanellat e reja të Gjermanisë material për koleksionim. Kombëtarja gjermane, në bashkëpunim me Adidas, ka prezantuar uniformën e lojës për Europianin 2020 (për të cilën gjermanët duhet ende të kualifikohen). Fanella është pritur shumë mirë nga kritika: baza e bardhë, tipike për Gjermaninë, e zbukuruar me vija të holla të zeza horizontale. Është pëlqyer mbi të gjitha idea për ngjyrat e flamurit gjerman në fund të mëngëve. Vetëm se për pak kohë ato kishin një gafë të paparë.

Emrat në fanella ishin paravendosur, motiv për të cilin për ndonjë orë, për shkak të një gabimi në stampim, Jonas Hector e Luca Waldschmidt u bënë “Hecktor” e “Waltschmidt”. Adidas i rregulloi menjëherë stampimet, duke kërkuar ndjesë për gabimin. Gabimet u korigjuan aq shpejt sa askush nuk i bleu fanellat me emrat e gabuar. Të shtunën në rastin e sfidës kualifikuese për Euro 2020 kundër Bjellorusisë, fanellat e reja do të bëjnë debutimin, me shpresën se emrat e lojtarëve këtë herë do të stampohen pa gabime.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *