• |
ide | kryesore

Gruaja e El chapos, pjesë e serialit reality

Paparazzi, Slider



Gruaja e El Çapos, Ema Koronel Aispuro, do t’i bashkohet shfaqjes “reality” që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nëntor.

Lajmi për pjesëmarrjen e saj kishte disa javë që qarkullonte, por sot VH1 e ka konfirmuar që gruaja e El Çapos do të marrë pjesë në sezonin e dytë.

“Anëtarët e Kartelit” është një shfaqje televizive që tregon nga afër jetën e përditshme të tetë personave që kanë lidhje familjare me botën e trafikut të drogës, ndërkohë që ata punojnë për të ndërtuar një emër jashtë asaj bote.Aispuro është mëse e përshtatshme, pasi është martuar me bosin famëkeq të kartelit meksikan, Hoakin Guzman, që nga viti 2007.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *