• |
ide | kryesore

Kapiteni i Juventus tifoz i Milan: Chiellini nuk harron ironinë me kuqezinjtë

Sport



Kapiteni i Juventus tifoz i Milan: kjo është befasia e rrëfyer nga Giorgio Chiellini, që më pas nuk ka kursyer edhe baututën, por gjithësesi ka sqaruar se nuk ka qenë bardhezi gjithmonë në zemër.
“Isha tifoz i Milan, fatkeqësisht, pasatj u përmirësova dhe u bëra më inteligjent. Maldini ishte i preferuari im e meqë vëllai im binjak ishte juventin, nuk mund të bëja tifo për të njëjtën skuadër! Dashuria shpërtheu sa mbërrita këtu, tani është vështirë të gjesh ndonjë më juventin se unë në Tokë”.

Sulmuesi më i vështirë për tu markuar në zonë? “Po hoqëm Cristiano Ronaldo e Messi, që janë krejt jashtë tokësorë, them gjithnjë Ibrahimovic. Forcë fizike, shpejtësi, teknikë, personalitet: gjithnjë e vështirë ti luash kundër”. Ndërsa për dy ndeshjet e paharrueshme: “Juve-Messina, e para e imja në bardhezi edhe pse luajta vetëm 10 minuta. Pastaj titulli i fituar në Trieste në 2012 kundër Cagliari, i pari i këtij cikli. Një emocion i fortë, që do të mbetet edhe pas shumë vitesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *