• |
ide | kryesore

Kumbulla: “Zgjodha Shqipërinë, por ndihem italian”

Sport



19 vjec por me një personalitet prej eksperti. Marash Kumbulla, mbrojtësi i Hellas Verona, ka folur për mirofonët e SkySport24 për dëmtimin e pësuar që do ta mbajë ende për pak jashtë fushave të lojës: “Tani jam pak më mirë, pësova një tërheqje muskulare, por asgjë e rëndë. Tani po bëj terapi e shpresoj të kthehem sa më parë të jetë e mundur. Kam ardhur tek Hellas afërsisht 8 vjec, bëra gjithë sektorët e moshave e tani kam arritur në skuadrën e parë e jam i lumtur që po jap kontributin tim. Të mbërrish në Serie A besoj është ëndërra e të gjithëve, e doja shumë këtë gjë dhe e arrita falë familjes sime”.

Qendërmbrojtësi do ti mungojë kombëtares shqiptare në dy sfidat eleminatore kundër Andorras dhe Francës, por ndërsa kuqezinjtë presin ardhjen e lojtarit, që po shndërrohet një prej elementëve më premtues të së ardhmes, Kumbulla i ka lejuar vetes deklarata dashurie për Veronën e Italisë, duke treguar edhe raportin me Edy Reja: “Me origjinë jam shqiptar, por ndihem si shqiptar ashtu dhe italian, pavarësisht se zgjodha të luaja për Shqipërinë. Cfarë më tha Reja? Që më njihte, që i pëlqeja e më bëri të debutoj, e falenderoj. Tani duhet të vazhdoj kështu, ndoshta të përmirësohem në disa aspekte”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *