• |
ide | kryesore

Kuvendi zgjodhi anëtaret e Gjykatës Kushtetuese në shkelje të Kushtetutës

Blog



Kuvendi zgjodhi sot Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin ai anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen sipas një radhe të përcaktuar nga dispozitat tranzitore të Kushtetuese, ku specifikisht neni 179(2) parashikon:

“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Ndjekja e kësaj radhë, megjithatë, u bë gati e pamundur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili detyroi Presidentin dhe Parlamentin të zgjidhin 2 anëtarë, respektivisht përpara datës 8 nëntor dhe 13 nëntor.

Në 7 nëntor, Presidenti Ilir Meta bëri të qartë se veprimet e KED-it do të çonin në një procedurë antikushtetuese përzgjedhjeje, procedurë e cila ka qënë jo transparante në të vërtetë.

Mbasi afati i Presidentit mbaroi, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot se Arta Vorpsi, kandidatja e renditur e para në listën e kandidatëve për vendin që duhet të zgjedhë presidenti, ‘rezulton të jetë shpallur e emëruar për vendin vakant.’ Për këtë arsye ajo nuk mund të zgjidhet më nga kuvendi.

Emërimi i Arta Vorpsit shkeli radhën e përcaktuar nga Kushtetura. Si pasojë, të dy listat dërguara Parlamentit nga KED janë antikushtetuese, sepse kishin më pak se 3 kandidatë: njëra listë kishte si kandidate Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa lista tjetër vetëm Elsa Toskën.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, përfundoi “zgjedhjet”- e vendos në thonjëza – sepse ishin vetëm tre kandidatura për dy pozicione që përfundoi me zgjedhjen e Toskës dhe Papajorgjit.

Ruçi, i cili është ish ministër i Brendshëm i sistemit komunist dhe personi i fundit që duhet të përfshihet në këto punë, deklaroi:

“Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jam drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare.

Duke patur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduariale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetuetshëmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj, dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese.”

Duhet të bëhet e qartë se i vetmi anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur plotësisht sipas Kushtetutës është Besnik Muçi.

Tre kandidaturat e tjera janë zgjedhur në kundërshtim me nenin. 179 (2), ndër të cilat Papajorgji dhe Toska janë zgjedhur më tej në kundërshtim dhe me nenin. 125 të Kushtetutës, i cili përcakton se anëtarët duhet të zgjidhen nga “tre kandidatët e renditur të parët”. Për asnjë prej vendeve vakante nuk kishte më shumë se dy kandidatë, që do të thotë se në thelb nuk kishte mundësi zgjedhjeje.

Origjina e kësaj morie shkeljesh – e cila e ka dëmtuar shumë legjitimitetin e procesit edhe përpara se të arrijë një kuorum – është KED, i cili në vetvete është jo i plotë dhe i ashtuquajtur “i përkohshëm”. Rezultati është një reformë në drejtësi që po deformohet edhe më tej, duke prodhuar një gjyqësor të deformuar pa asnjë bazë ligjore, por i përcaktuar nga forca e nevojës politike dhe presionit ndërkombëtar.

Tre anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, gjithsesi akoma nuk janë në detyrë. Ata duhet të betohet përpara Presidentit, në mënyrë që të nisin detyrën, siç e parashikon neni 129 i Kushtetutës.

Këta anëtarë janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin më të lartë të Shqipërisë. Presidenti duhet të bllokojë betimet e tyre dhe të tre vendet e lira duhet të rishpallen nga fillimi, në mënyrë që gjyqtarët e rinj të zgjidhen sipas Kushtetutës, dhe Parlamenti në të vërtetë të ketë mundësi zgjedhje.

Reforma në drejtësi bazohet në sundimin e ligjit, ndaj kurrë nuk duhet të lejohet të procedojë në kundërshtim me të.



2 Comments

  1. Pirth o muco bej perona ca te gjata ca te holla i thone ketij shkrimi o Bushat.Mos beni karderrin e as idiotin.Kete e vendosi amerika e gjermani dhe tocka.Mos grini sallate kot se nuk zhbehet me

  2. A e vuri re njeri komentin super ksenofob dhe super rracist te VASILIKA HYSIT kundrejt z VINCENT ne emisionin TEMPORA te SONILA MEÇOS, kur ajo I drejtohet me percmim z VINCENT duke I thene se ky i joni nuk ishte ndonje vend i humbur aziatik si Japonija apo ku e di ajo, duke aluduar se ky si ihuaj nuk kishte pse fuste hundet dhe duke paragjykuar ne menyren me rraciste vetem nga pamja prejardhjen e ketij zoterije vetem e vetem se nuk e mundi dot ne argument. Ka mundesi qe dikush ne medija ta pasqyroje kete episod dhe te denoje rracizmin e hapur te deputeteve te parlamentit shqiptar? Kam pershtypjen se esht nga detyrat kryesore te medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *