• |
ide | kryesore

Lajm i bujshëm nga Anglia: “Al-Thani, gjysmë miliardi për Napolin!”

Sport



Lajmi i befasishëm vjen nga Anglia. Sipas Daily Mail, familja e sheikut Al-Thani (pronari i Psg) është gati të prezantojë një ofertë prej 560 milionë euro për të blerë paketën e aksioneve në mazhorancë të klubit të futbollit të Napolit. Sipas të përditshmes, Aurelio De Laurentiis po reflekton mbi mundësinë për të mbyllur operacionin, sidomos pas ngjarjeve të ndodhura javën e fundit. Familja Al-Thani e ka bërë të qartë se dëshiron një mundësi në Serie A e muaj më parë avancoi interesimin për Romën e presidentit Pallotta.

Ndërkohë, Aurelio De Laurentiis është në Los Angeles për impenjime kinematografike. Do të kthehet në Itali pas dy javësh. Vetëm atëherë situata mund të ketë një panoramë më të qartë. Mbetet fakti që deri sot nuk ka patur asnjë sinjal nga ana e pronarëve të Napoli se dëshirojnë të shesin paketën e aksioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *