• |
ide | kryesore

Lëvizja Vetëvendosje godet fort dhunën shtetërore te Astiri

-Instant, Arkiva, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka dënuar sot ashpër dhunën sistemike të një shteti që sipas saj “mori sot formën e dhunës direkte te Astiri”, Duke theksuar se “Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re””. VV pohon se shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve:

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka ndjekur me shumë shqetësim të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” pranë “Unazës së Re” në Tiranë, ku qytetarët kanë muaj që protestojnë pas skandaleve të një projekti korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”. Siç është raportuar edhe nga mediat, rreth 13 persona, qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë, janë lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe po marrin shërbim pranë spitalit Universitar të Traumës. Sakaq, mediat kanë raportuar gjithashtu se rreth 10 protestues të tjerë janë arrestuar, mes tyre edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, e disa edhe janë keqtrajtuar gjatë arrestimit”.

9 Comments

  1. Edhe partia e Blushit LIBRA eshte merzitur shume ,e pse vetem nje parti e importuar si VV e kosoves qeka shqetesuar per halet e Tiranes ku Ajdin Sejdia ha akoma buke.Shkulak ke gjetur tamam nje lajm fshataresh.

  2. Haha , Ajdin mashtrus Sejdia dikur hapi gropen mashtroj shqiptaret dhe u zhduk, kurse VV po na can trapin gjoja shpreh keqardhje . Shifni punen tuj o VV apo VK

  3. Keta te “Vetevendosjes” te Tiranes duhen ta dine nga mesimet e marksizem-leninizem qe shteti ne thelb eshte dhune. A eshte dhune e ligjeshme apo e pa ligjeshme ata te “Vetvendosjes” se Tiranes ose duhet te formojne çeta partizane e te dalin maleve siç na mesonte shoku Enver, ose siç veprohet ne nje shtet borgjez e kapitalist ti drejtohen gjykates!

  4. I thote rama ” ushtrise se vet:” kur te terheq mjekren e majte sulmoni …… dhe kur te terheq mjekren e djathte ju…… e dini vet tani eshte bere rutin….. jeni per gjynah.

  5. Hahaha ju sulen tani dhe VV. Jeni shume te parashikushem. Qe do te thote jeni bere bajat. Po nejse . Nese kjo qe beni mund te quhet ” pune” flini te qete se e keni nje te tille. Ju befte mire copa e bukes me helmin brenda.

  6. VVja, beri ate qe cdo qytetar kur i preken interesat brenda ligjit duhet te demonstroje, e te kundershtoje. Ne rastin konkret, qe eshte perfolur, e pare se si ky pushtet, e kjo bashki e Tiranes po bejne c;mos qe te levrohen parate me teper se sa projekti, e qe po rendon mbi jeten e atyre familjeve te mashtruar nga ky bandit KM, ata gjate gjithe kesaj kohe kane paguar uje, drita, taksat e horrit, kane jetuar me vuajtjet e tyre, e kur i premto se asnje shtepi nuk do prishet, por do legalizohen, sa per tia vjedhur voten, e sot ne menyre diktatoriale persekucioni i sulmon, i shkatrron, i plagos e i vret, sikur ti keshe armiq. Ky, eshte pra pushteti e ky bandit KM, qe me termin do bejme shtet, shkel te tera rregullat qe duhet te zbatoi pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu