• |
ide | kryesore

Mat, po shkëmbenin euro të dyshimta, arrestohen dy persona

Lajme



Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, të dy banues në Ulëz.

Ndërsa është shpall në kërkim një person i tretë, 29-vjeçari me iniciale E. Ll, banues në Baz, Mat.

“Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve,”-raporton policia.

Dyshohet se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga policia gjatë kontrolleve të territorit.

Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 6.400 euro

– 24.100 lekë

– 45 gram lëndë narkotike

– 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia po punon për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *