• |
ide | kryesore

Memolla pret rastin e tij: “Andorra si Franca, vlen tre pikë”

Sport



Kundër Andorrës, të enjten, është një ndeshje në letër e lehtë e ku edhe Hysen Memolla është i gatshëm të japë kontributin e tij. Sfida kundër tyre vlen tre pikë, njësoj si të ishte Franca dhe si e tillë nuk mund të anashkalohet dhe këtë mbrojtësi e di mire: “Kemi objektivat tona, ndoshta ka mbaruar ndoshta jo, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe të fokusohemi 100% – shpjegoi Memolla -. Mund të jetë Franca, Greqia apo Andorra, nuk ka rëndësi, me kë do që luajmë duhet të japim më të mirën”.

Duke parë lojtarët që operojnë në krahun e majtë ku luan Memolla, hapësirat janë të reduktuara. “Konkurrenca është gjë e mirë, sepse ti mund të japësh më të mirën në çdo stërvitje. Unë Lenjani dhe Trashi mund t’i japim një dorë të rëndësishme ekipi kombëtar në të majtë. Të gjithë lojtarët duan të shënojnë, por së pari duhet të fitojmë ndeshje dhe të japim maksimumin”. Trashi dhe Lenjani duket se në hierarki e kalë kaluar Memollën, që në këtë pikë nuk ka preferenca se ku do ti jepen minuta, mjafton të mbajë veshur fanellën kuqezi: “Unë stërvitem në maksimum. Këtë e ka në dorë trajneri, unë do të jap maksimumin bashkë me çunat në çdo rast”.

Me Shqipërinë e Edy Rejas tashmë e kanë të qartë të gjithë se duhet të adaptohen në skemën e konsoliduar të italianit 3-5-2 dhe të dy lojtarët bien dakord se nuk kanë asnjë problem për tu adaptuar në rol, nëse tekniku do ti thërrasë në cështje: “Kam shumë ndeshje pa luajtur më ketë skema, por po stërvitem. Besoj se mund të luajë në këtë skemë. Kam luajtur më parë me Panuçin. Po mundohem të përshtatem me këtë modul”.

Deri të mërkurën kuqezinjtë do të vazhdojnë të stërviten me një seancë, ndërsa të enjten në 20.45 Shqipëria do të zbresë në fushën e Elbasan Arena për tu ndeshur me Andorrën, që në transfertë e ka mundur 0-3, pikërisht në ndeshjen e fundit përpara mbërritjes së teknikut Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *