• |
ide | kryesore

Për dy vite kosto e koncesionit të sterilizimit rritet me 65%, vlera e kontratës arrin në 134 mln euro

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gripi



Serioziteti i qeverisë në raportimin e kostove buxhetore është cenuar rëndë, teksa nga viti në vit fatura që duhet të shlyejë buxheti për koncesionet PPP po rritet pavarësisht vlerës fillestare të përcaktuar në kontratë.

Në projektbuxhetin e vitin 2020 në tabelën që sqaron financimet buxhetorë për koncesionet, ministria e Financave raportoi se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni i cili nisi në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2025 do të financohet me më shumë se 1.6 miliardë lekë në vit, teksa kontrata e hartuar pa studim fisibiliteti shfaqi defekt qysh në vitët e para të saj.

Kontrata parashikon pagese për çdo set të përdorur gjatë operacioneve. Që vitin e dytë koncesioni ka kryer operacione më shumë se parashikimet e qeverisë.  Madje vitin e kaluar Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor që menaxhon pagesat për çdo faturë të koncesionit të sterilizimit pagoi realisht 2 miliardë lekë rreth 3 milionë euro më shumë se fondi i parashikuar. Në pamundësi për të rishikuar kontratën, Qeveria nëpërmjet FSDKSH-së i ka kërkuar spitaleve të reduktojnë numrin e operacioneve duke vënë kuota mujorë për secilin spital. Për spitalin e Durrësit është sugjeruar të ulet numri i operacioneve me rreth 20 për qind në krahasim me një vit më parë.

Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare Sani Servis dhe qeverisë shqiptare sterilizimi i për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushtojnë 13.900 lekë. Të gjitha këto tarifa buxheti i paguan plus Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas FDSKSH gjatë vitit 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje, sipas kompleksitetëve, pa përfshirë paketimet me avull. Burimet nga QSUT pohuan se për këtë shkak është ndaluar kryerja e disa operacioneve të lehta dhe gjithashtu është kufizuar numri i ndërhyrjeve. Koncesioni i sterilizimit ka zënë 5.1% të shpenzimeve totale në shëndetësi.

Në një raport të posaçëm për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2018, Fondi ka arsyetuar se, programimi i investimeve ndryshoi në fund të vitit të kaluar, nisur nga pamundësia në realizimin e sistemeve informatike të parashikuara. Mosrealizimet u përdorën për të mundësuar në programe të tjera të shpenzimeve, që rezultonin me tejkalime

Vitin e kaluar faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro, duke lajmëruar se deri në fund të periudhës vlera e kontratës të ketë kaluar të 20 miliardë lekët. /monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *