• |
ide | kryesore

Policia procedon penalisht 26 persona për dhunën te “Astiri” nga 22 deri 73 vjeç

Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar mbrëmjen e së martës për ngjarjet të “Astiri” duke proceduar 26 persona të cilët i akuzon për “sulm me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj uniformave blu”.

Policia thotë se në afërsi të sheshit “Shqiponja”, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

Sipas policisë, për pasojë mbetën të plagosur 5 punonjës të uniformave blu nga FNSH-ja, Shqiponjave dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.

Policia thotë se në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës bëri ndalimin për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të një personi me iniciale Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Në gjendje të lirë u proceduan 25 persona nga 22 deri në 73 vjeç të akuzuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. RRIHE E MOS E LEN ME KJA – ESHTE NJE VARG I FISHTES TEK LAHUTA E MALESISE PER DHUNEN E SHKIEVE NDAJ SHQIPTAREVE. POR NE KRAHASIM ME : PRISHI SHTEPINE E FUTE NE BURG, E AQ ME TEPER NGA SHQIPTARI NDAJ SHQIPETARIT, KJO E FISHTES DUKET SI NJE LEDHATIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *