• |
ide | kryesore

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

-Instant, Kryesore, Lajme

Edi Rama po gjendet gjithnjë e më i rrethuar mes faktorëve shqiptarë për të shtyrë përpara idenë e përbashkët me Vuçiçin, atë për një mini-Shengen Ballkanik. Ai është sulmuar jo vetëm nga opozita vendase me frymë berishiste, që nuk ngurron ta etiketojë si tradhëtar, por po humbet gjithë konsensusin e dëshëruar edhe në Kosovë.

Aleati i tij më i madh në aventurën e ndryshimit të kufijve, Hashim Thaçi, këtë herë e la në baltë. I tronditur nga zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ai e bojkotoi takimin e Ohrit duke e detyruar Ramën të bëjë një deklaratë të fortë : “Kosova u vetëpërjashtua ».

Pas Thaçit edhe Isa Mustafa, kreu i LDK, që do të ketë gjysmën e qeverisë së ardhshme, e fshikulloi idenë e krijimit të një Jugosllavie të re. Me një gjuhë të ndryshme, kryeministri në pritje, Albin Kurti, i kujtoi Ramës se nuk mund të ndërmarë veprime unilaterale në emër të kombit. “Tirana dhe Prishtina është mirë të diskutojnë me njëra -tjetrën para se të flasin me palë të treta. As ne nuk mund të bisedojmë me Greqinë pa folur me Shqipërinë, as Shqipëria me Serbinë pa folur me ne”, tha Kurti të hënën në mbrëmje në një intervistë tek Babaramo.

Lexo me tej:

Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës

Kështu kryeministrit shqiptar, që po mbron idenë e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve bashkë me Vuçiçin, po i krijohet e njëjta situatë armiqësore siç iu krijua Thaçit me idenë e këmbimit të territoreve: edhe ai, si atëhere presidenti i Kosovës, i ka tubuar të gjithë faktorët shqiptarë kundër vetes.

Për të zbutur tërë këtë situatë të vështirë, për të cilën Rama dikur kritikoi edhe vetë Thaçin, kryeministi është hedhur në një fushatë manipulimi mediatik që Lapsi.al e ka qëmtuar me kujdes. Interesante është të lexohen tezat që zyra e tij e propagandës u ka shpërndarë shumicës së mediave pranë qeverisë.

Në një tekst pak a shumë të njëllojtë, aty pretendohet se Edi Rama, po kryen aktin heroik të zhdukjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Aty argumentohet se kjo ka qenë një përpjekje e qeverisë socialiste me të gjitha kabinetet e Kosovës, Thaçi, Mustafa, Haredinaj, por që u pengua nga komuniteti ndërkombëtar pasi, Serbia nuk e pranonte rënien e kufirit mes Shqiptarëve.

Kosova pjesë e Serbisë/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama – Vuçiç

Por, tani pretendohet se Rama e ka negociuar atë me Vuçiç duke fshirë vijat ndarëse mes nesh.

Përpos këtij përshkrimi heroizues, materiali propagandistik i shpërndarë në media ngre dhe një sfidë: A do të jetë Vetvendosja kundër kësaj ideje patriotike të Ramës?

Duke bërë me anë të autoporlantëve të tij shpërndarjen e këtij deliri që s’ka guximin ta thotë me gojën e vet, kryeministri tregon se është në hall të madh. Dhe prandaj po propogandon një ide kaq foshnore: Pra se Rama po e shfrytëzon mini-Shengenin ballkanik, për të bashkuar kombin.

Por, sipas kësaj llogjike po ranë kufijtë, po filloi lëvizja e lirë e njerzve dhe mallrave, pse mos interpretohet kjo si një ribashkim i Kosovës me Serbinë? Absurde.

Po aq absurde sa do të qe po të thoshe se me përfundimin e këtij procesi, Shqipërisë do ti bashkohen po njësoj edhe trojet shqiptare të Maqedonisë perendimore dhe ato të Preshevës.

Natyrisht, lëvizja e lirë është një gjë për tu përshëndetur që në radhë të parë i bën mirë të gjithë qytetarëve të rajonit.

Por manipulimi me të dhe vizatimi përmes saj i heronjve, apo rilindjes së Skënderbenjve të rinj, është një gjest i shëmtuar.

Natyrisht kur përfishihet në manipulime të tilla, Edi Rama ka diçka më të madhe për të fshehur. E keqja më e vogël është që ta ketë bërë për të neutralizuar bashkimin e gjithë faktorëve të tjerë shqiptarë që po i bëhen kundër në projektin që ai ka nisur bashkë me Vuçiçin.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Plera i gjate ka filluar ti shkurtohet dhe jeta dhe trupi, sepse duke pir mall me shumice s di qa flet s di ku shkon, esht pa kontroll fare.

  2. Injorantet nuk arrijne te kuptojne se kjo marrveshje eshte njohje ‘de facto’ e kosoves nga serbia. Nese kosova pranon te marri pjese ne kete nisme , per te cilen Serbia ka premtuar se nuk ka kundershtim, atehere do pranohet qe edhe shqiptaret e Kosoes te qarkullojne me karte iedntiteti ne Serbi, Pra eshte nje NJOHJE E HESHTUR e shtetit te kosoves. Nese tani ne do te duam qe Serbet ne fillim te na kerkojne falje per masakrat e luftes dhe pastaj te na njohin si shtet i pavarur, kjo ka per te ndodhur mbas nja 20 viteve.

    1. Ti komentues qenke ai per te cilen flet Lapsi. “Proganda qe ka filluar Rama ne Media”. Do genjeheshim nga ajo propagande qe ti,dmth propaganda e Rames beni, sikur vete rama mos te binte ne kurth kur tha, Epo Kosova duhet te vije ketu(edhe si e pabarabarte) sepse edhe ne takimet e Brukselit Serbi-Kosove, Kosova ka marre pjese jo si shtet i njohur nga Serbia. Pra nuk eshte ai qellimi i Rames.Kete e kupton dhe bufi. Dhe Rama si tradhetar po sillet, dhe jo se po e akuzon vetem opozita berishiste sic thote Lapsi. Cfare te beje me shume qe te mos quhet tradhetar? Deshi tua jept detin grekeve, u be njesh me Thacin per te ndare Kosoven.Tani do t’na bashkoje me serbin.Si s’qenka tradhetar Rama?

      1. Nese une bej pjese tek ajo ‘propaganda’.. qe ti permend…… ju beni pjese ne ate pjese injorante te popullsise te cilet nuk shohin larg. Politika nuk eshte vetem per sot .. por edhe per pas 20 vitesh.

        PER CESHTJEN SHQIPTARE KJO NISME ESHTE SHUME E FAVORSHME. MOS HARROJME SE KEMI DHE SHQIPTARET NE SERBI, MALIN E ZI DHE MAQEDONI TE CILET DUHEN FUTUR NE ULLUKUN E CESHTJES TONE KOMBETARE . ( nuk do harxhoj kohen te te bind per kete pike) .

        E VETMJA PIKE DELIKATE QE UNE SHOH NE KETE NISME ESHTE SE EKONOMIKIHST SERBIA ESHTE SHUME PERPARA SE TE GJITHA VENDET E TJERA TE BALLKANIT, PRA DO KEMI NJE EXPANSOJN TE MALLRAVE DHE INVESTIMEVE SERBE. KETE GJE DUHET TA PERCAKTOJNE SHUME QARTE EKONOMISTAT TANE PER TE MOS U BERE TREGU I SERBISE .

        1. Vereni llogjiken ne pune
          Pikerisht ajo qe e quan ti delikate,Pra ekspasioni i mallrave serbe, ajo do fundosi ekonomine tone.Jam ekonomist vete dhe mbaje mend po ste dolen fjalet e mia. Nuk do kete as shansin me te vogel qe nje prodhues shqiptar ti rezistoje mallrave serbe.Pra te siguroj qe cdo prodhues shqiptar e pret falimentimi i sigurte. Mos te flasim per konsumatoret,qe jemi edhe une dhe ti, qe do hame ushqime te dyshimta, e kancerogjene. Nuk fitojme asgje nga ky Minishengen,vetem humbasim. Edhe Shqiptaret ne Kosove,Maqedoni e Presheve qe permend ti, nuk fitojen gje, se po te fitonin dilnin edhe ata pro Shengenit dhe nuk e kundershtonin te gjithe sic po e kundershtojne.Perkundrazi Rama po i tradheton ata

    2. Hajde hajde cfare propagande qe shperndan Rama. Ky llogjikuesi i Rames thote:Nga minishengeni kosovaret do levizin per ne serbi vetem me karte identiteti dhe kjo na qenka nje njohje e heshtur e shtetit te Kosoves. O injorant, Kosoves i duhet njohja zyrtare qe t’i mundesohet anetaresimi ne OKB dhe jo , he futu ne Minishengen dhe zere se te njoha. Cjane keta budallalliqe qe thoni ju Ramistat . Vertete na dini per dele?

      1. ORE DEBIL . Procesi i njohejes behet gradualisth sepse dhe ne serbi ka forca dhe anal-ista si bushati dhe shkurdhaku yne qe do vinin kujen nese neser Vucici thote se e njohim shtetin e kosoves.
        Shikojeni se si po ndryshon perdite aktualiteti ne serbi mbi faktin nese kosova eshte e pavarur apo jo. Cdo dite e me shume po dalin njerez qe thone se ata e kane humbur kosoven.
        Nese ju prisni qe Serbia ta njohi Kosoven muajin tjeter , gaboheni rende.
        Ideja eshte qe gradualisht ( brenda 2 viteve) te arrijme qe opinioni publik Serb ta pranoje realitetin qe egziston tashme per kosoven.
        Pse se di Vucic se nje dite ata do ta njohin kosoven ? Por po ta beje tani , e vrasin brenda 24 oresh.

        1. Ehe pas 2 vitesh paska shans qe Serbia te njohi Kosoven?, Dhe ne keto 2 vite ne nderkohe t’i japim jo vetem tregun e Kosoves qe ata e kishin deri sa Haredinaj u vuri takse, por t’ijapim edhe tregun tone, portet tona etj etj .. Ja se pse Rama ben keto qe ben, Sepse mban afer vetes keshilltar si ti!! Amerika do ta zgjigji kete problem per 3-4 muaj kurse Rama yt i jep kohe Vucicit edhe 2 vite te tjera,dhe nderkohe si paradhenie i japim dhe tregun,territorin,portet, i rregullojme imazhin ne bote, i dhurojem percarjen Shqiperi-Kosove etj..Hajde hajde, sa rende qenke more.Me keq se Edvini

  3. Per cdo projekt qe do te futet ne ballkan ‘ me pare duhet qe serbia te njohe Kosoven si shtet i pavarur.
    Nuk ka njohje te heshtur me serbet.
    Dhe Stalini per nje fare kohe ja dha Titos Kosoven, por e pame cfare ndodhi.

  4. Vere llogjiken ne pune apo ne bythe ku e ve ti qenke nje morr i kuq cope injoranti. Ptu rrace e poshter tradhetaresh. Pa atdhe dhe pa fe vetem kelyshat e kuq jane.

  5. Edi he per Edi ka qellimin e tij pevers ti hutoje shqiptaret me ekcentrizmin
    e tij paranojak politik, derisa ata, shqiptaret ta kuptojne qe si shtet, ne kemi falementuar. Dhe nje shtet i falementuar del ne akand per tu shitur. Se kush do na bleje kam shume dyshime se do jete kush i gatshem te paguaj para per ne.

  6. Qenka nje palo injorant i kuq qe me nje minishengen njifka Sebia Kosoven e pthuuuu rrace filo Rus po kush e han ate kokerr ulliri more rrace muti more trdhetaret e kombit more byth qir pse aq thjesht e njifka Serbia Kosoven eeeh more morri i kuq, Serbia esht ai komb qe sikur te shfaroset e gjitha sikur vetem nje morr Serb te jet gjall prap mendjen e ka te na pushtoj tokat tona more morr i kuq more

  7. Po te vihet llogjika ne pune, flas per ata qe kane llogjiken e vet dhe jo te shefit, do kuptoheshin disa gjera. Se pari, taksa 100% e Kosoves per mallrat serbe, ka sjelle probleme per Serbine dhe ekonomine e saj dhe minishengeni synon te reduktoje, ne mos te zeroje, keto probleme. Se dyti, nese behet fjale per levizjen e njerezve, me sa di une, te palten ne keto vendet qe kifizohen me ne pervec Greqise, kufiri kalohet me kartat e identitetit. Se treti, me problemet ndermjet Serbise dhe Kosoves eshte duke u marre SHBA, e cila ka ngarkuar edhe ambasadorin Grenell qe ta mbylle kete ceshtje. Se katerti, ky pseudo minishengen, eshte nje lloj “bixhozi” i shefit te atyre qe e komentojne si pozitive kete levizje, per t’u njohur sadopak si politilan tani qe kuotat i kane rene nen zero ne planin nderkombetar. Se pesti spekullohet kaq shume me kete levizjen e mallrave, saqe eruditi i njohur Gent Cakaj deklaroi se humbain 26 milone ore ne vit kamionet ne dogana. Po te mos ishin bere llogarite me penel apo me librat e shumte qe ka lexuar Cakaj, do kuptonin qe nese behet fjale per 10 mije kamione, secilit prej tyre do i duhej te priste ne dogane mesatarisht afro kater muaj per te arritur ate shifer. Pra mjafton kjo genjeshter per te kuptuar se ne cfare halli jane per te justifikuar minishengenin si dicka pozitive. Se gjashti mund te kete edhe arsye te tjera, por nuk mund te flitet pa prova. Prandaj njere qe bejne sikur vene llogjiken ne pune, por flasin me llogjiken e dikujt tjeter, pasi per ate pune paguhen me taksat tona, bejne mire qe te mos i mendojne budallenj si veten te gjithe shqiptaret, jo per gje por ata qe nuk kane njefare shkolle dhe genjehen lehte, nuk i kane mundesite financiare, apo qofte edhe ata qe nuk kane kohe te lexojne komentet, nuk i lexojne komentet “gjeniale” te shkrijtesve me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu