• |
ide | kryesore

Zëvendësimi i CR7 jo për dëmtim: Ronaldo është stërvitur rregullisht me Portugalinë

Sport



Problemet fizike: lodhje e aduktorit dhe gjuri që i krijonte dhimbje, duket se nuk janë alibia perfekte për të justifikuar zëvendësimin e dytë radhazi të Cristiano Ronaldo nga tekniku Maurizio Sarri. Portugezi duket se është mirë, i gatshëm të luajë për Portugalinë. Pas zëvendësimit nga Sarri gjatë Juventus-Milan e justifikuar me “probleme fizike në ditët e mëparshme”, kampioni luzitan është stërvitur rrezgullisht me Kombëtaren e Santos në prag të dy ndeshjeve kualifikuese në Euro 2020 kundër Lituanisë e Luksemburgut. Ronaldo ka punuar pa limite ngarkese, bashkë me shokët dhe me një humor të mirë, sipas asaj që tregon shtypi portugez.

Kampioni i Juventus, i dalë në fillim të pjesës së dytë në Juve-Milan sepse nuk ishte në formën më të mirë fizike, ka zbritur në fushë në pjesën e stërvitjes së Portugalisë që Fernando Santos ka lënë të lirë për shtypin. I pyetur në lidhje me gjendjen e CR7, sulmuesi Gonçalo Paciência tha: “Nuk e di nëse është gati, nuk kam një diplomë në mjekësi, por duket që është mirë. Gjëja më e rëndësishme është që është këtu, sepse është më i miri në botë “, shtoi ai për A Bola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *