• |
ide | kryesore

Ahmetaj “shuplakë” Ballukut: Janë ulur investimet në transportin rrugor

Lajme, Të fundit



Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kritikuar ministrinë e Infrastrukturës, pasi ka ulur investimet në transport rrugor. Sipas Ahmetaj investimet janë përqëndruar në ndertimin e Unazës së Re.

“Të mos kursehet, por të shkojë në pagesë të detyrimeve të prapambetura të ministrisë së Infrastrukturës, të cilat sot janë 6.2 mld. Duke iu referuar asaj që unë shoh në 2019 dhe asaj që ministria planifikon në 2020, me ato të dhëna ku investimet publike të ministrisë së Infrastrukturës në transport rrugor janë ulur me gati 1.8 mld, ku në atë që pashë unë 2.9 mld shkonin për unazën, ndërsa infrastruktura tjetër rrugore në Shqipëri merrte asgjë. Deficiti buxhetor parashikohet të jetë 1.6% e prodhimit të brendshëm bruto. Në relacion keni përdorur fjalën korrekte më i ulëti i targetuar, por është baraz me 2018 si objektiv”, tha Ahmetaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *