• |
ide | kryesore

Kushtetuesja dhe Unaza, dy prova më shumë për Lulzim Bashën

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Dy ngjarje të rënda, në harkun kohor të disa orëve, kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi angazhimin opozitar për të ndjekur udhëzuesin e Bundestagut gjerman, si një mënyrë për të garantuar një sistem më të shendetshëm demokratik dhe një garë elektorale të ndershme dhe të barabartë.

Fjalë është për votimin në shkelje flagrante të Kushtetutës (bashkë me votat e hibridit të ri opozitar) të dy anëtareve të reja të gjykatës më të lartë të vendit dhe për dhunën policore të ushtruar direkt mbi qytetarët tek unaza e re. Të dyja këto ngjarje janë përshkrimi më i mirë i një pushteti, i cili për gjashtë vite me radhë, ka bërë pikërisht këtë gjë: ka përdorur edhe dhunën e kartonave edhe dhunën fizike për t’ia dalë në krye aferave të veta që e mbajnë në këmbë, ndonëse noton në një moçal skandalesh, krimi dhe korrupsioni.

Opozita shqiptare e ka provuar për pesë vite me radhë t’i kundërvihet kësaj arrogance të shumicës, por në asnjë rast nuk mundi ta ndalë atë deri sa e vetmja rrugë që i mbeti ishte të refuzonte të luante rolin e kundërpushtetit në një regjim pa asnjë lidhje me demokracinë përfaqësuese. Janë me dhjetra rastet, kur nën sloganin e kryeministrit, “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, opozita dhe opinioni publik kritik me qeverinë, nuk mundën të ndalin akte të rënda që cënuan Kushtetutën, legalizuan grabitjen e pronës publike, abuzuan me paratë e taksapaguesve. Ato madje nuk ia dolën, ndonëse ligji ekzistonte, të ndalonin kryeministrin të kandidonte individë me rekorde kriminale edhe kur shkonte i vetëm në zgjedhje.

Dy pikat kyçe të kushteve të Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërië janë edhe reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Por a ka kuptim, pas asaj që ndodhi të hënën në Kuvend dhe që ishte gatuar prej kohësh në organizatën e Rilindjes, të negociohet dhe të participohet në një ndërmarrje të tillë me këtë organizatë? A mundet që pas skemave manipuluese të kryeministrit, të ulesh me të për të bërë një reformë që do të garantonte zgjedhje të lira, kur në fund organizata do ta votojë atë me anëtarët e bindur të Gramoz Ruçit në Kuvend?

Aktet e fundit vetëm përforcojnë bindjen se, brenda sistemit, Edi Rama është i aftë t’i mundë kundërshtarët e tij pa e filluar ende përballjen me ta. Ato janë dëshmi kokëforta se asgjë e shkruar në letër, në ligj apo edhe në vetë Kushtetutën, nuk është garanci për rregulla të pastra loje. Se asnjë program politik, ekonomik ose angazhim qytetar nuk ka vlerë përballë një pushteti që kontrollon gjithçka. Cilido kryeministër në botë që do të regjistronte në karrierën e tij skandale si ato të lidhjes së krimit me politikën, afera korruptive me miliona euro apo qoftë edhe dështimin me hapjen e negociatave, nuk do të zgjaste asnjë ditë të vetme në pushtet.

Por këtu fatin e pushtetit nuk e vendos rregulli demokratik, por përjashtimi prej tij. E vendos forca dhe manipulimi, korruptimi dhe propaganda, prandaj të luftosh një deformim të tillë të demokracisë me mjete demokratike, nuk prodhon vetëm humbje por edhe dëshpërim masiv. Dhe ky dëshpërim është sot refleksi i mpirjes së nervit qytetar për të ndalur një regjim që sa vjen dhe bëhet më arrogant.

Opozita sot gjendet në një pozitë tepër të vështirë, në udhëkryqin mes asaj që nisi dhe asaj që duhet të bëjë. Mes përballjes elektorale me Edi Ramën kryeminstër dhe organizatën e tij në njërën anë dhe refuzimit të rifutjes në sistemin që kontrollohet prej tij në anën tjetër. Rruga e parë është e provuar disa herë, ndërsa e dyta e lënë në mes, po disa herë. Frustrimi opozitar prej kësaj dileme po shndërrohet çdo ditë edhe në frustrim qytetar. Thirrjet dëshpëruese ndaj opozitës sot, ndërsa banorët e unazës goditeshin me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, janë pikërisht shprehje e këtij frustrimi.

Luzim Basha nuk ka kohë për të humbur. Ai duhet të zgjedhë njërën prej rrugëve, atë që e ka shkelur disa herë por nuk e ka nxjerrë në krye ose atë që e ka provuar por nuk e ka çuar vetë deri në krye.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Kjo analiz e shkullakut nuk eshte keq por per nje vende afer normales dhe jo si shqiperia qe eshte me keq se ne vitet 1947-1957 tani NE SHQIPERI MUND TE FLASESH SE E PAGUAN PASTA NATEN DITEN PA PRITUR TE BEJNE HOVE ÇAKEJT DHE TE SHKATERROJNE NDERSA ENVER HOXHA KISHTE NJE LIGJ I MIRE APO I KEQ MOS FOL SE SHKON NE BURG KURSE KETA TE THON FOL SE SKA PROBLEM DHE PASTA TE SHKATERROJN .AI PRA ENVERI STE LINTE TE NDERTOSH KURSE KETA TE THON NDERTO SE SKA PROBLEM DHE PASTJ TE SHKATERROJNE JETEN. ENVER HOXHA KISHTE TE GJITHA SHKALLET E GJYKATES DHE MIRE APO KEQ E ZGJIDJE NDONJE PROBLEM KURSE KETA ME RAMEN, IBRAHIMIN,MARKIN,LLESHIN,DHE VELIAJN E FIQEVE, DHE ME NDIHMEN E DY ABASADAVE KRYESORE PO E BEJNE ME TE VERTET TE PABANUESHEM KETE SHQIPERI SE SHPEJTI DHE KOSOVEN…….

    1. Mos u demoralizo shoku se kshu thuheshe dhe para 2013, mos flit se te q. nonen Saliu e te fut plumbin, cpo te duhet ty qe te marresh pjese neper mitingjet e ps apo partive te tjera, shko tek i pd qe te ruash vendin e punes. Thuheshe dhe qe ps se merr kurre pushtetin se Berisha blen e vjedh zgjedhjet, kontrollon bandat, ti merr me gjykate etj etj e ne fund e pate so doli ne 2013 kshuqe mos u demoralizo

    2. Shkullak, jam krenar qe kemi qene komshinj , pavaresisht se ti je me i vogel, por je djale i rruges sone GH, e aq me teper qe kemi studiuar ne te njetin fakultet , ku shkonin te gjithe te “privilegjuarit”

  2. Z.Shkullaku !
    Lexova shkrimin tënd që i përvishet shefit të opozitës se ai e paska fajin se është “i pa vendosur” në udhëheqjen e opozitës për të rrëzuar Ramën.
    Sapo i hodha një vështrim edhe gazetës 100% pro qeveritare, “SOT””
    Kjo gazetë njëkohësisht fliste me gjuhën e qeverisë për ngjarjet, por edhe ajo si ju , bënte fajtor Bashën që për të gjitha zhvillimet aktuale duke shkuar edhe më tej , përhapte lajme se Bashën po e “godet” Ristani, po e godet Berisha e po e kritikojnë banorët e Astirit.
    Këtu tek Lapsi po shoh më sipër një shkrim të Andi Bejtjes me titullin :
    “Pa mbështetjen e djeshme të ambasadave të SHBA dhe BE, Rama sdo bënte dot dhunë te unaza”
    Në “Ora News” dëgjova mbrëmë fjalën e Bashës të mbajtur pas vizitës në Spital.
    Ndërkaq nuk më ka zënë syri që në mbështetje të protetuesve të Astirit, apo për të vizituar të plagosurit nga dhuna policore, të shoh ndonjerin nga ju analistët kritikë të shefit të opozitës.
    E keni pranuar vetë se opozita nuk ka veçse forcën e fjalës, veçanërisht pasi doli nga Kuvendi.
    Edhe ju analistët “e pamvarur”, . forcën e fjalës keni, por jeni në një pozicion më komod sesa opozita politike, pasi nuk merni vetë pjesë si ajo në aksione konkrete të protestave kundër kësaj qeverie që ka kapur gjithshka, e pretendoni që shefi i opozitës të ngjeshë në brez dy kobure e të bëjë lufte kaubojsi me Ramën.
    A nuk do të ishte më mirë që veç kritikave ndaj opozitës e opozitën e opozitës, të kishit kurajon si Bejtja për ti thënë të vërtetat ashtu siç janë ?

  3. Ky Shkullaku sa kohe ndenji ne krye te ABC News, i beri fresk qeverise qeverise Berisha megjithe skandalet e asaj qeverie duke perfshire edhe te vrare. Tani qe kryeminister eshte Rama dhe me gjithe ato skandale, kerkon te na bind qe Rama nuk duhet te rrinte asnje dite ne pushtet. Ke te besojme? Le qe me mire ti lini keto opinione politike sepse ne thelb keni edhe deshtimin kur i dhate kurajo opozites per djegjen e mandateve si dhe mbeshtetjen e protestave qe mblidhte vetem militante dhe qe nuk u bene kurre frymezues per popullin.

  4. sHULLAKU PO BEN ANALIZE DHE NUK E KEMI PARE TE JETE PALE. POR KETA ZERA PUBLIKE NUK MUND TE ZEVENDESOJNE OPOZITEN QE PERFAQESOHET NGA LULEZIM BASHA. TEK OPOZITA E SHTE INVESTUAR BESIM DHE SHPRESE NGA NJE MASE SHUME E MADHE E PUBLIKUT TE SCILAT DUHET TI JUSTIFIKOJE. PASTAJ OPOZITA NUK ESHTE OJQ QE TE BEJE KONSTATIME POR NJE INSTITUCION I MBROJTUR ME LIGJ,PERFAQESUESIT E SE CILES KANE PASUR KANE E DO TE KENE PRIVILEGJE TE CILET JO TE GJITHE I KANE. AJO NUK MUND TE THOTE KAQ MUNDEM DHE REZULTATI TE JETE ME XERO. lULEZIM BASHA ESHTE ATY PER TE MUNDUR SE NE QOFTE SE E NUK MUND AI NUK KA FAJ POR KA FAJ NE QOFTE SE BEN SI VIKTIME, DUKE VIKTIMIZUAR NJE POPULL TE TERE.KUR THOTE UNE DHE PD-JA KA NJE MBIVLERESIM TE VETES. PA PD-NE DHE OPOZITEN ESHTE THJESHTE NJE ZGJEDHES KURSE OPOZITA PA LULEZIM BASHEN ESHTE PRAP OPOZITE ,

  5. Shkullak je fshatar ne mendime dhe orgjine,me foto dhe live.Aman nderroje ate foto me fytyre te vrare nga lija e dhenve
    Medioker

  6. Thuaje troc o Shullak! Perplasja eshte e vetmja rruge. Te mbash akoma shpresen se Ramen do ta rrezoje sistemi qe po e pikturon vete eshte naivitet. Duhet te kuptojme qe Rama nuk eshte se thjesht po kaleron apo perkeqeson nje sistem te trasheguar. Ai ka krijuar sistemin e tij. Ka bere ndryshim cilesor dhe jo thjesh sasior. Ne te tjeret jemi gjithe jashte. Ka vetem nje menyre per te hyre brenda dhe per ta shkaterruar. Thjesht Basha po e humb besimin se eshte robi qe mund te na udheheqe ne kete rruge.

    1. Po cfare flet o terrorist? Si mund te mendoj nje mendje normale qe me “perplasje” mund ta merrni pushtetin?

      1. Bota ne perendim eshte me e mire se kudo sepse ne momente te caktuara njerezit kane besuar se drejtesia eshte me e rendesishme se vete jeta. Po ne a do ta kemi njehere kete moment apo do i shtyjme dhe dekadat dhe shekujt e tjere ne mjerim? Gjithsesi une jam akoma ne nivelin pragmatist te perplasjes. Besoj qe Rama ka me shume se populli per te humbur dhe do iki perpara fatalitetit. Basha nuk guxon ta beje te besueshem fatalitetin prandaj ai nuk iken dhe populli nuk bashkohet. Koha therret per tjeter natyre lideri.

  7. TE LUTEM SHKULLAK NQS E LEXON KETE KOMENT DHE MEQENESE E KE MUNDESINE DERGOJI BASHES FJALIMIN E FAMSHEM TE CURCILLIT

  8. Me fal, a mund te me thote njeri se kush do ta bej perplasjen, se populli dihet qe nuk do dhune dhe rri ne shtepi sepse ja ka pare hajrin dhunes disa here. Apo militantet e opozites kane vendosur te dalin partizan ne mal apo te behen njesite guerile. Jetojme ne Europe per fat dhe marrja e pushtetit me dhune perjashtohet nga cdo situate politike.

    1. Me keto qe kane ndodhur ne Shqiperine e Rames ne perendim do ishin shkrumbuar parlamente e qeveri or zoteri. Kur mbetet vetem nje rruge ate rruge do te marresh. Rama ka shume rruge prandaj i trembet perplasjes. Problemi eshte qe edhe me shume i trembet Basha. Njerezit e kuptojne fatkeqesine qe i ka rene, por duhet nje “zelot” qe t’i frymezoje dhe t’i jape besim. Nuk kam respekt per radikalizmin, por me Ramen jam i bindur qe eshte i vetmi qe ben pune. Kur ke vetem nje rruge, ate rruge duhet te marresh.

  9. Kur do ta kuptoje Basha se amerikanet kur ndodhen para faktit te kryer do te mbeshtesin fituesin. Nese Basha fiton besimin e popullit patjeter qe do te mbeshtetet edhe nese kundershtimi ndaj se keqes behet me dhune. Dhunes sistematike nuk mund t’i pergjigjesh gjithmone duke kthyer faqen tjeter sepse atehere nuk je me tolerant por budalla. Kete e dine edhe amerikanet, prandaj ne kushtetuten e tyre ne amendamentin 1 eshte fjala e lire dhe ne amendmentin 2 eshte e drejta per te mbajtur arme si e vetmja mundesi per vetembrojtje popullore nga lajthitjet e qeverive si kjo e jona. Sepse eshte fakt I njohur ne histori se pushteti te ben te lajthitesh sidomos nje skicofren si RAMA.

  10. populli Ka ik ne drejtim te paditur
    Ketà Jane te gjithe KCK ,gjithe qendra politike se ska qender e majte qender e djathte te tre b me b Jane.
    Uroj te vije vetvendosja t’jua beje si Stalini Leninit,qe e la te ngordhte dhe gruan ja cmendi.
    Se ne proletare jemi vetem nallanet na mungojne

  11. Shume mire e ka anal isti ,duhet urgjent me u ngrit nji qader qy t triumfoj fjala e lir ,gjithashtu duhet qy me bojkotu zgjedhjet nga opozita m 2021 ,sepse kshtu do ndergjegjsohen nderkombtart dhe rama .

  12. Tranzicioni për ta shndruar Shqipërinë nga një vend diktatorial komunist, në një vend demokratik e me një nivel të kënaqshëm ekonomik, vazhdoi kaq gjatë, pikërisht se shoqëria shqiptare është bombarduar vazhdimisht me propogandën fataliste e të qëllimëshme majtiste, se të gjithë politikanët shqiptarë janë njëlloj.
    Ka qenë e pashmangëshme natyrisht që Shqipëria e katandisur nga sistemi diktatorial enverist si një nga vemdet më të varfëra të botës, e me një shoqëri që nuk i njihte fare normat themelore të të drejtave demokratike të njeriut nga të cilat ishte për 5 dekada e privuar tërësisht, apo që e kishte humbur fare nocionin e pronës private, kjo përmbysje e menjëherëshme e sistemit, të shoqërohej me probleme të shumta.
    Është një fenomen tërësisht normal për një shoqëri tejet të varfëruar ekonomikisht e intelektualisht, që pasi qëndron për dekada në një kamp të madh e të izoluar nga gjithë bota, po të shkulë zinxhirët e skllavërisë, do të kalojë në një shoqëri që abuzon me liritë e që nga uria për të dalë nga varfëria, të kalojë nga dëshira për tu pasuruar sa më shpejtë, në korrupsion masiv e deri në kiminalitet të organizuar.
    Por a mund të dalë kjo shoqëri nga kjo gjendje, duke vjellur vrer kundër sistemit demokratik kapitalist e njëlloj kundër gjithë politikanëve ?
    Ne shqiptarët që vuajtëm diktaturën më të egër të modelit stalinist, të keqen më të madhe duhet ta shohim tek tendenca e ndonjë grupi politik, për të zhdukur pluralizmin e duke e lënë këtë grup të marë gjithë pushtetet aq më tepër kur ky pushtet është i lidhur me krimin e organizuar..

  13. Po ik mo Shullak se ca si puna jote e moret ne qafe opoziten duke e nxitur te dali nga sistemi dhe te dali ne rruge si ne kohen e Skenderbeut me shpata e shigjeta dhe te vetmen gje qe arriten ishte dorezimi pa kushte i te gjitha pushteteve te Rama,per sa kohe Basha nuk mbledh mendet e kokes dhe ti kthehet dialogut per tu kthyer ne sistem me qellim hyrjen ne zgjedhjet e 2021shit,Rama do qeverise i qete dhe nuk do ti hyje gjemb ne kembe,pasi edhe nderkombetaret i bind duke iu thene qe ja opozita nuk do dialog por do dhune dhe pushtet ne tavoline…

  14. Shkulak je karagjoz,tjeter dukesh ne TV dhe tjeter na del ne gazete.Je analfabet,do te veme pergjegjesin e vatres se kultures ne Baldushk(nqs te pranojne)

  15. ky shkullaku, nuk eshte vetem topall ne te ecur, por ky calon nga trute… gjynah qe ska paterica qe te ruajne mendte… o Shkullak… me lul bashen ne hale te gomarit do jesh sot e mot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *