• |
ide | kryesore

Asprilla dhe vrasësi kolumbian: “Një narcos më kërkoi leje për të vrarë Chilavert”

Sport



Për jetën e Faustino Asprilla mund të thuhet gjithcka, përvec se ka qenë e mërzitshme. I fundit nga shumë episode që mund të quhen kuriozë e që kanë patur si protagonist ish-sulmuesin, kolumbiani i Parma i ka zbuluar në dokumentarin “Faustino i Madh” transmetuar nga Telepacifico. Pas një përplasje që pati me portierin e atëhershëm paraguajan Chilavert, në një ndeshje kualifikuese në 1997 për Botërorin e Francës, Asprilla u kontaktua nga një vrasës.

Asprilla e Chilavert u ndëshkuan me karton të kuq në fund të ndeshjes, mes protestave të forta të publikut. Për këtë arsye dikush pati idenë e cmendur për të eleminuar portierin. Fjala ishte për një trafikant, i njohur me pseudonimin e Julio Fierro, që e kishte takuar në hotel. “Kemi nevojë për autorizimin tënd për të vrarë Chilavert”, i tha personi. “Je i cmendur? Në futboll ajo që ndodh në fushë rri në fushë”, iu përgjigj Asprilla, duke i shpëtuar jetën kundërshtarit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *