• |
ide | kryesore

Basha: Air Albania sajesë e dyshimtë dhe e lyer me bojën e Edi Ramës

Lajme, Të fundit



“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken”, kështu është shprehur nga qyteti i Fierit kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke vijuar akuzat ndaj qeverisë për mungesën e investimeve serioze në vend. Kreu i demokratëve ka hedhur akuza konkrete, duke përmendur linjën e re ajrore në vend Air Albania, emri i së cilës iu vendo edhe stadiumit arena kombëtare.

Sipas Bashës, ky investim është një sajesë e dyshimtë dhe e papritur, burimi i të ardhurave të të cilit nuk dihet.

“Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj.

Për mua, për PD në zemër të vizionit politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga kostot e larta, i çliruar nga taksat e karta, i çliruar nga regjimi banditesk i inspektorateve dhe tatimorëve, një biznesi i fuqizuar, një biznes i përtërirë. Kjo është parathënia e ripërtëritjes së ekonomisë së Fierit, i ripërtëritjes së ekonomisë kombëtare, i hapjes së vendeve të punës, dhe ndaljes së krizës sociale që po përkthehet në largimin më masiv të Fierit dhe qyteteve kryesore. Miqtë e mi, ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, shumë prej këtyre masave do të prekin të gjithë qytetarët dhe një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh, edhe biznesin prodhues”, është shprehur Basha.



3 Comments

  1. ”’ Air Albania sajesë e dyshimtë dhe e lyer me bojën e Edi Ramës”’ ,… E cfare pastaj ? A po fluturojne njerzit me lire ?
    Komplet budallallik.
    Po kur thote ”’ avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken”’ . …. O debil ato po punojne cdo dite dhe deri tani kane patur ne total vetem 1,21 ore vonesa nga ora zyrtare e nisjes.

  2. Qenka merzitur lulu per cmimet e lira te biletave,lulu humbe vota perseri me kete qe thua,por nuk na the a do e cbesh kete kontrate ku shteti shqiptar ka aksionet e veta,dukesh qe shume loqe ti dhe ata qe ke pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *