• |
ide | kryesore

Britani e Madhe/ Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

Arkiva, Planet



Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike, theksoi sot se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik të sofistikuar dhe i përmasave të mëdha në mes fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit.
“Platformat dixhitale të partisë laburiste janë prekur nga një sulm kibernetik i sofistikuar dhe i përmasave të mëdha”, konfirmoi një zëdhënës në një komunikatë duke shtuar se sulmi kishte dështuar në sajë të sistemit solid të sigurisë.

Funksionimi i kësaj platforme nuk është ndërprerë, por është ngadalësuar”, theksoi Partia Laburiste.

Drejtuesi i partisë, Jeremy Corbyn theksoi se sulmi kishte ndodhur dje dhe se nuk asnjë informacion nuk ishte piratuar.

Britania e Madhe ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme legjislative të thirrura më 12 dhjetor për të nxjerrë vendin nga bllokimi si pasojë e Brexit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *