• |
ide | kryesore

Gara për kryeprokuror/ Dështimi i turpshëm i Arta Markut

-Instant, Kryesore, Lajme

Në konkurimin mes tre kandidatëve të mbetur në garën e shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kryeprokurorja Arta Marku ka rezultuar një dizastër në prezantimin e saj. Përballë rivalëve, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, Marku, u paraqit me profilin e një shtëpiakeje të rëndomtë, pa vizion, me një fjalor ekstremisht të varfër, pa asnjë objektiv serioz për të ardhmen dhe me justifikime krejtësisht qesharake.

Prokurorja e Apelit, Fationa Memçaj (foto poshtë), demonstroi njohuri të gjëra të sistemit, një erudicion që i tejkalonte suazat e profesionit të saj, një aftësi për të shpjeguar nuanca të holla mes prokurorit të hetimit dhe atij gjyqësor, gjëra të gjitha këto që vizatonin profilin e një juristi që “përpara se t’i frikësohet të fortëve, i friksohet ligjit”.

Po ashtu edhe rivali tjetër, prokurori i krimeve të rënda, Olsian Çela (foto poshtë), shpalosi një platformë më të detajuar se të gjithë kandidatët, një sens drejtësie që lidhet me gjithë shoqërinë, duke shkuar përtej gjykatësve dhe prokurorëve, një reflektim për rolin e prokurorit të pavarur por jo të papërgjegjshëm, referenca teorike nga universiteti i Harvardit, duke demonstruar se jo më kot ka qenë ai që ka shpënë në burg koka të krimit.

Përballë dy platformave të rivalëve, në një sistem konkurimi, ku për dhjetë minuta shpreheshin idetë e gjithësecilit dhe pastaj kalohej në pyetje nga anëtarët e KLP-së, Arta Marku la përshtypjen e një nxënëseje mbetëse të fillores që garonte me profesorë universiteti.

Dhe kjo përshtypje nuk vinte vetëm nga rreshtimi politik, dështimi dy vjeçar në detyrë, zgjidhjes partizane që ajo i ka dhënë aferave të mëdha, por mbi të gjitha nga zbrazëtia e saj profesionale.

Kryeprokurorja e përkohshme dy vjeçare, u mundua të përligjte se ajo nuk i kishte arritur pritshmëritë e publikut, sepse aq kompetenca ligjore i ishin lënë në dorë, ndërkohë që rivalët u treguan shumë më optimistë se gjërat mund të ndryshohen.

arta marku KLP

Ajo e shfrytëzoi kohën e saj të prezantimit më shumë duke recituar CV e saj, pa shpalosur një vizion për të nesërmen, duke e detyruar kreun e KLD, Gent Ibrahimi të ndërhynte dy herë: “Kaloni tek vizioni juaj”.

Psataj, ajo dështoi tërësisht tek pyetja që i adresohej të gjithë kandidatëve: “Çfarë garancie ka se ju jeni imun nga ndërhyrjet e politikës”. Ajo dredhoi paturpësisht se kishte kërkuar burg për ish kryebashkiakun e Vorës, një gjë të cilën e bëri vetëm pasi Agim Kajmakun e shiti dhe parta e tij, të cilën po e dëmtonte politikisht. Por duke u mbrojtur në këtë mënyrë ajo bëri një autogol. Sepse me këtë rast që e konsideroi si meritë, ajo pranoi se paskësh pasur kompetenca në dorë, ndërkohë që për dështime të mëdha si dosjet e blerjes së votave në Durrës dhe Dibër, ajo s’ka bërë asgjë duke pretenduar se s’ka kompetenca.  

Pra, nga kjo garë që u zhvillua “live” në sytë e publikut u kuptua qartë se Arta Marku, as “politikisht” as profesionalisht, nuk ka pothuajse asnjë shanc të renditet më lart se vendi i tretë në klasifikimin që KLP duhet t’i shpjerë parlamentit për votim. Me paraqitjen e saj, ajo zbardhi dhe misterin se përse u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, një prokurore sa partizane po aq dhe jo profesionale për të kryer misionin dy vjeçar të së “përkohshmes”. 

Tani, pas kësaj seance turpëruese për të, që Marku të vazhdojë të mbetet në detyrë, ka realisht vetëm dy mundësi: Ose KLP t’i vërë përfundimisht njollën e së kapurës vetes, duke e renditur më lart se vendi i tretë, ose që Edi Rama dhe Ulsi Manja të rekrutojnë edhe votat e opozitës fallco, për ta emëruar atë si zgjedhje politike të parlamentit.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Po ju te ketij porthali keni trumbetuar se rama do mbaje arten kryeprokurore,por sot na del se do te jete nje tjeter,por salihu po ben gati rreshtat e baltes per kandidatin fitues dhe ju pastaj do thoni ate qe do thote salihu

    1. Shko hidhu andej nga Mero Gelbaza ti i Pa emer i ores 15:06, dhe merri edhe zgjebsat e kuq me vehte se mbase ju jep ndonje kothere drogaxhiu i gjate

  2. Po a mund te gjente me te mire se Arta Marku per t’a perdorur kryebariu i stanit te ligjberesve ne kuvend Ulsiiiiu.

  3. DHE PALLOSHI I ANETES KA PER TE ZGJEDH DRANEN . JO SE I PELQEN POR THJESHT E KA SI USHTR INJORANT TE BINDUR . TE TJERET JANE QENE QE KAFSHOJNE DHE KETA TIPA NUK I DUHEN NJE PUSHTETARI. RROFTE INJORANCA.

  4. Arta Marku nuk duhej te ishte kandidate per KLP.Dihet historia e saj e zgjedhjes dhe pozicioni qe me vetdije,ajo zgjodhi.Problemi asht se Kryeprokurori nuk ka nevoje te kete elokuence dhe pasuri ne fjalorin qe perdore. per ate,pra per kryeprokurorin, asht teper e rendesishme t’i permbahehet pike per pike ligjeve te te shtetit.
    “Fjalet e bukura dhe guret ne traste”,nuk i hyjne kujt ne pune!Fjalori i kryeprokurorit asht i shkruar sakte,dhe nuk ka nevoje oer zbukurime ,shtojca dhe elokuence.
    Shqiptaret qe historikisht me karakter emocional,u pelqejne “gjuhet e perdredhura’,elokuente fjale bukur,batutat e humorit,dhe deri ne tallje.Kjo asht arsyeja qe NE jena kush JENA….”POPULL TRAP, QE FLUTURON ME PRESH NE BITHE”!!!
    Ruajuni nga elokuenca e fjalet ciceronike.Ato perdoren cdo here me elektrizu degjuesit,auditorin,ndjeksit etj qe ne thelb fshehin mashtrimin!
    Detyra e KLP asht VETEM,VETEM,VETEM interpretimi dhe zbatimi pike per pike i ligjit dhe kushtetues.

  5. as ne si popull nuk na e ka mbush mendjen se eshte e afte per Kryeprokurore.Naive dhe turp ti vije asaj qe e ka pranuar , dhi e zgjebosur bishtin perpjete, si dhe atyre qe e emëruan ne mes tymit, sepse ju duhej per te firmosur e eksraduar si te donin.Paguar me taksat tona tashme te shijoje turpin qe ka

  6. Ajo ishte nje KATUNARE voulgaire ne kuptimin me perbuzes te fjales,po ne devocion ka treguar se mund te ja kaloje dhe Shkurte Pal Vates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu