• |
ide | kryesore

Goditet banda e drogës në Athinë, mes 22 të arrestuarve edhe shqiptarë

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, si dhe 20 shtetas grekë janë arrestuar në Athinë. Ata dyshohen se janë pjesë e shtatë bandave kriminale, ndërsa në bashkëpunim mes tyre trafikonin lëndë narkotike në disa zona.

Mediat fqinje shkruajnë se në këtë operacion janë kontrolluar 20 shtëpi, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine dhe heroine me vlerë mbi 41 mijë euro, pistoleta, fishekë, gjashtë makina si dhe një laborator droge.

Për të shpërndarë sasinë e lëndës narkotike ky grup përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin e vetëm që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Hashashi kodohej me fjalët “Goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat ishin “karamelet”. Heroinë ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, për shkak të ngjyrës së saj të errët, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *