• |
ide | kryesore

Itali, goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë

Lajme
771329_0141226_milano_carabinieri.jpg



Karabinierët arrestuan pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta, për veprën penale grabitje.

Mediat fqinje raportojnë se grabitjet janë bërë në provincën e Avellino.

Policia e Marcianise ndaloi makinën me pesë shqiptarë, duke gjetur brenda në të 4 mijë euro para të thata.

Më pas ata kontrolluan shtëpinë e tyre, ku ishin tre bashkatdhetarët e tjerë, ku u gjetën bizhuteri, Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *