• |
ide | kryesore

Kandidati për kryeprokuror bën deklaratën e fortë: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati në garën për kryeprokuror, Olsian Çela ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës me trupën e KLP-së. Ai u shpreh se prokurorët kanë aplikuar gjithnjë masa penale të ashpra, sidomos me shtresat më të dobëta të shoqërisë. Më tej, tha se ka avokatë të cilët firmën e hedhin atje ku u kërkohet dhe jo ku duhet. Çela theksoi se shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.

“Ka raste kur kanë pretenduar dhunën, mungesën e autenticitetit të firmës në atë që kanë firmosur shpesh..kanë kërkuar avokatë mbrojtës dhe kemi konstatuar mbrojtje jo efektive nga avokatët që caktohen nga oficerët gjyqësorë në momentet e para. Këto janë sinjalizime që ne na vijnë shpesh dhe kur përgatita këtë platformë, ishte një nga gjërat që më shqetësonte më shumë. Se, çfarë do të kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje t’i sigurojmë garancitë themelore, kur qytetarëve u kufizohet liria? Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin. Njerëzit izolohen dhe një avokat që s’bën detyrën, kjo është shumë e rrezikshme. Këto gjëra duhet të marrin fund. Shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve. Nga njëra anë të kontrollojmë prokuroret e oficerët dhe nga ana tjetër mbrojtja të jetë jo informale.

Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE, cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura? Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend, e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtetë që prokurori në cdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”-tha Cela.

Olsian Çela po garon së bashku me Arta Markun dhe Fatjona Memçaj për Prokuror i Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar, që pas vlerësimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të kalojë për votim në parlament.



9 Comments

  1. Bravo. Rasti i atij atij djalit te ri qe kishte vrare veten ne burg pasi ishte arrestuar per nje cigare hashash ishte trondites. Ne asnje vend te BE-se nuk ndiqesh penalisht per dicka te tille e jo me te besh burg. Prokurore , gjyqtare e police kane qene gjakpiresa.

    1. eshte e vertet edhe te afermin tim. per 0.5 gr 3 dit mren. ky eshte rrac qir. tja bejne njehere analizat gregor rames ti dalin 300 gr e bardh ne sistem

  2. Po aranit celen e keni pyetur? O robqira komunista qe gezoni me hallin e tjetrit. Ju hidheroheni kur populli gezon, ju perversa e futet kete vend ne erresire. Fukarai, i dobeti jane ne burg kurse shoket e tu fryjne barqet me qelb, duke qeshur, me hallin ku ju e futet.

  3. Un jetoj ne Itali dhe jam shum i preokupuar per drejtesin e vendit Tim . Ku nuk ka. drejtesi ka varferi. e kriminaliteit. Me vjen aq keq per bashkatdhetaret e mij dhe jetoj shum keq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *