• |
ide | kryesore

Kim prezanton projektin e ri me Marion

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian do nxjerrë shumë shpejt në treg, bashkëpunimin e saj të dytë me grimierin e famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç.

Projekti i tyre i ri i titulluar “The artist and Muse”, do të përfshijë produkte kozmetike, të veçanta dhe palete me ngjyrat më të preferuara të modeles.

Këtë lajm e ka zbuluar vetë Kim me anë të një postimi në “Instagram”, në të cilin shpreh mirënjohjen ndaj grimierit të saj, dhe emocionin që ndjen për këtë bashkëpunim të ri.

“Për 11 vjet, unë dhe Mario kemi punuar së bashku, duke sjell disa prej pamjeve më të bukura. E kam parë të rritet nga një djalosh i talentuar, në rrugën e tij, pa u nxituar, e gjithmonë duke vendosur punën dhe të tjerët para vetes. Ai e vlerëson punën, është tepër besnik, dhe nuk ndjek trendet e të tjerëve, dhe është kthyer në një frymëzim për artistë të tjerë kudo në botë. Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin tonë të dytë. Na ndiqni për të zbuluar projektin më të fundit të ‘KKW’ x MARIO: “The Artist And The Muse””, ka shkruajtur ajo bashkangjitur fotos së postuar me Mario-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *