• |
ide | kryesore

Meta bën lëvizjen e radhës, dekreton Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Pasi Kuvendi miratoi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, mes tyre edhe emrin që i takonte, Presidenti Ilir Meta, kë bërë lëvizjen e radhës. Ai ka dekretuar emrin tjetër të anëtarit të Kushtetueses që është në kompetencën e tij.

Marsida Xhaferllari eshte dekretuar nga Meta si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

NJOFTIMI I PLOTE

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META



4 Comments

  1. Ore, po pse eshte konfliktbinteresi? App se bashkejeton me Alibeajn, (nuk e kuptoj lidhjen me Meten) . Apo se CV- ne e kishteme te pasur nga ato qe zgjodhi parlamenti? Harroni se vete Dvorani i KED qe duhet te perzgjedhe keta eshte pa magjistrature? Ndaj mos gjykoni asnje dhe asgje me ne kete vend. Ketu po shkelet kushtetuta dhe ligjet nga te gjitha anet ju po merreni me emrin e nje gruaje, qe per me teper poteson dhe kushtet . Dhe mos me permende ndonje deklaratat e te huajve se per ata mjafton qe te ngrihet institucioni packa se si do behet . Kushtetuta e vendeve te tyre nuk preket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *