• |
ide | kryesore

Meta flet për Marsida Xhaferllarin: Taulant Balla, njeri pa dinjitet

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta “mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit”. I pyetur për këto komente të Ballës, reagimi i presidentit Ilir Meta ishte i ashpër.

“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme që u takojnë vetëm njerëzve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë dinjitet institucional, por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla” – tha Meta.

Duke folur për Xhaferllarin, Meta tha se ajo ishte kandidatja më e mirë, por ia kishin ulur pikët në KED për arsye politike.

“Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga kandidatët e përzgjedhur nga KED. Me kualifikimet më të larta, si sa i takon shkollimit, edhe eksperiencës. Këto janë gjëra shumë të qarta, presidenti nuk merret me asnjë individ. Nëse presidenti nuk do kishte besimin tek asnjë individ. Si mund të banalizosh ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese me histori të tilla” – tha Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. PO BALLA ESHTE LEGEN KATNAR, S’KA PSE MERRET ME JETET PERSONALE TE GRAVE TE BOTES. NGA LUBRAZHDI!!! S’BEHET KURRE. PO KY RAMA, KODOSHI, KU I GJEN KETA ZARA, CA ERSEKARE, CA LAPANGJOZE, QE I LESHON SI ZAGARET, KISHA NJE PREJ KETYRE NE PUNE, ME THOSHTE GJITHMONE QE SE KISHTE PROBLEM TE BENTE CDO GJE, DHE E QUANTE VETEN DHE KETA QENERI.

  2. Tao Palla kujton se pushtetin ja ka lënë me tapi Enver Hoxha vetëm socialistëve, e cilido që nuk është socialist, nuk e meriton të jetë në institucionet e larta të shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *