Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta “mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit”. I pyetur për këto komente të Ballës, reagimi i presidentit Ilir Meta ishte i ashpër.
“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme që u takojnë vetëm njerëzve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë dinjitet institucional, por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla” – tha Meta.
Duke folur për Xhaferllarin, Meta tha se ajo ishte kandidatja më e mirë, por ia kishin ulur pikët në KED për arsye politike.
“Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga kandidatët e përzgjedhur nga KED. Me kualifikimet më të larta, si sa i takon shkollimit, edhe eksperiencës. Këto janë gjëra shumë të qarta, presidenti nuk merret me asnjë individ. Nëse presidenti nuk do kishte besimin tek asnjë individ. Si mund të banalizosh ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese me histori të tilla” – tha Meta. ©LAPSI.al
neser iliri i mete ja fut vetes lavdi heroit te skraparit
PO BALLA ESHTE LEGEN KATNAR, S’KA PSE MERRET ME JETET PERSONALE TE GRAVE TE BOTES. NGA LUBRAZHDI!!! S’BEHET KURRE. PO KY RAMA, KODOSHI, KU I GJEN KETA ZARA, CA ERSEKARE, CA LAPANGJOZE, QE I LESHON SI ZAGARET, KISHA NJE PREJ KETYRE NE PUNE, ME THOSHTE GJITHMONE QE SE KISHTE PROBLEM TE BENTE CDO GJE, DHE E QUANTE VETEN DHE KETA QENERI.
Balla i padinjitet!? Kaq pak???!!!
Po shan muti kaken
Thalet balla
Tao Palla kujton se pushtetin ja ka lënë me tapi Enver Hoxha vetëm socialistëve, e cilido që nuk është socialist, nuk e meriton të jetë në institucionet e larta të shtetit.