• |
ide | kryesore

Meta tregon nëse do të kryejë ceremoninë e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta u shpreh se është gati të organizojë ceremoninë e betimit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por la të kuptohet se Arta Vorpsi nuk njihet prej si gjyqtare në këtë institucion.

Kujtojmë se Vorpsi njihet nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por në vend të saj Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin. Meta tha se nuk mund të detyrojë presidentin një publikim kontrabandë, siç ai cilësoi publikimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit.

“Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë.

Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese”, – tha Meta.

Duket se Meta do të thërrasë për betim vetëm Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin të zgjedhura nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferrllarin që ka dekretuar vetë. Sipas Kushtetutës që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të marrin detyrën duhet të betohen para Presidentit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. arta vorbsi eshte shpallur ne fletoren zyrtare dhe mund ta beje betimin para gjykates kushtetuese… ilir meta svlen me per asgje, sidomos per ceremoni sepse duhet shporrur me ceremoni nga pozicioni qe mban

    1. Po ke te drejte, une propozoj qe ta unifikojme postin e presidentit me ate te kryeministrit dhe bihem rshat pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *