• |
ide | kryesore

Mira Kazhani një koment për Jul Dedën pas debatit virtual: As gruaja jote nuk e ka një burrë!

F1, Paparazzi



Një protestë terror u quajt ajo e Astirit ku u shembën 33 shtëpi, por jo për Mira Kazhanin. Gazetarja e quajti dështim dhe antipaktike përballjen e banorëve për shtepitë e tyre. Ndër të tjera Mira shprehet se Astiri nuk gjeti mbështetje në masë, ndryshe nga studentët vitin e kaluar.

“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, shprehej Kazhani.

Kjo ka mjaftuar për të krijuar polemika në rrjetet sociale. Jul Deda, aktori i njohur për qëndrimet e tij kundra qeverisë, e ka kthyer këtë koment të MIra Kazhanit në një çështje personale. Në një ton mjaft të ashpër përveç se e quan një “gazetaruce populiste” shpreh një kërkesë ndaj atyre që e ndjekin për ti gjetur një burrë.

“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.

Por ky “debat” virtual nuk e ka mbarimin këtu. Pasi dhe Mira Kazhani ka replikuar këtë deklaratë në po të njëjtën mënyrë, në atë personale, duke u shprehur se as gruaja e Julit njësoj sikurse ajo, nuk e ka një burrë.

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.



5 Comments

  1. Dinjotoze pergjigja e gazetares.Ky aktori me fame boterore skisht pse e fyen personalisht,kjo tregon voglesi e inferioritet asgje me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *