• |
ide | kryesore

Pasi i rrëmbeu Topin e Artë, Modric i shkakton një tjetër dëshpërim CR7 e Messi

Sport



Eshtë Luka Modric triumfuesi i Golden Foot 2019. Mesfushori i Real Madrid, që është nderuar në Montecarlo, ka mundur mes të tjerëve dy gjigantët e futbollit Ronaldo e Messi: “Është një nder të marr këtë cmim të rëndësishëm, jam i lumtur që jam këtu e dua ta shijoj këtë mbrëmje”. Kroati, që në 2018 fitoi Topin e Artë, duke mundur edhe në atë rast portugezin e Juventus e argjentinasin e Barcellona, ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke qenë se në të kaluarën është kërkuar me insistim nga Inter: “Italia më pëlqen, e ndjek Serie A sepse kam shumë shokë të kombëtares që luajnë aty”.

E pikërisht Seria A mund të jetë pikëmbërritja e fundit e Modric: “Italianët janë fantastikë, kanë një mentalitet të ngjashëm me vendin tim. Po Italia më pëlqen. Të shohim nëse një ditë do të mund të luaj në A, nuk mund të flas në këtë cast sepse jam lojtar i Real. Po përmbush aventurën tek Real e për tani shoh të ardhmen time në Madrid”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *